TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Tetor 2024, 20:05

"Narkodrejtësi", Berisha sulmon prokurorët dhe gjyqtarët: Dumani, Irena Gjoka dhe Kraja bandë kriminelësh

Shkruar nga Pamfleti

"Narkodrejtësi", Berisha sulmon prokurorët dhe

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka quajtur ‘drejtësinë e re’ një narkodrejtësi, si dhe i ka bërë thirrje Departamentit të Drejtësisë në ShBA të hetojnë milionat e dollarëve të shpenzuara në Shqipëri.

“Departamenti i Drejtësisë në SHBA të hetojë milionat e shpenzuara nga korruptokratët amerikanë”, u shpreh Berisha gjatë tubimit në mbështetje të tij te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha nuk ka harruar të sulmojë prokurorët dhe gjyqtarët duke përmendur Irena Gjokën, kreun e SPAK Altin Dumanin dhe prokurorin Arben Kraja. Sipas tij, janë një bandë kriminelësh një organizatë që tregtojnë ligje me vrasës dhe trafikantë.

“Por miqtë e mi, paraqita këto të dhëna sot para jush edhe për një arsye tjetër shumë madhore.

Gjithçka paraqita këtu lidhet me raportin e drejtësisë me diktatorin.

Të gjitha këto të dhëna tregojnë se drejtësia e re në Shqipëri është narkodrejtësi.

Është më keq se në Vietnam, është më keq se në Bjellorusi, është më keq se në Venezuelë, është më keq se në çdo diktaturë.

Atëherë, unë u bëj thirrje, i bëj thirrje Departamentit të Drejtësisë të SHBA të nisë hetim për dhjetëra milionë dollarë të shpenzuara nga korruptokratët amerikanë.

Për të krijuar në Shqipëri sistemin monstër të drejtësisë.

I bëj thirrje Departamentit të Drejtësisë, të mos mbështesë një organizatë kriminale që quhet Skapi i partisë.

I bëj thirrje Komisionit Europian të kërkojë me urgjencë Komisionin e Venecias, të mos mbështesë një instrument të diktaturës. Të diktaturës së bandave.

Të mos mbështesë një sistem drejtësie që nuk ekziston kund në botë, më i keq se në Vietnam, më i keq se në Bjellorusi, më i keq së në çdo vend.

I bëj thirrje, mos dëgjoni korruptokratët europianë, por dëgjoni specialistë, dëgjoni Komisionin e Venecias, dërgoni komisione dhe jo ata që mbi baza korruptive shkatërruan në Shqipëri sistemin e drejtësisë dhe vendosën një drejtësi kryekëput degë të PS.

Vendosën institucione, fytyra e vërtetë e të cilave është Irena Gjoka, është Altin Dumani, Arben Kraja, Millonai.

Janë një bandë kriminelësh, një organizatë kriminale që tregtojnë ligje me vrasës, me trafikantë”, tha Berisha para mbështetësve.

Lini një Përgjigje