TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Tetor 2024, 15:34

"E meriton të jetë pas hekurave", Valteri: Pas Metës, radhën e ka Berisha dhe Rama

Shkruar nga Pamfleti

"E meriton të jetë pas hekurave", Valteri: Pas Metës,

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Halit Valteri tha se Ilir Meta është njeriu më i korruptuar dhe e keqja më e madhe e vendit.

Ai u shpreh se dy të këqijat e tjera janë Sali Berisha dhe Edi Rama. Valteri kallëzoi në qershor të vitit 2022 presidentin Ilir Meta asokohe në SPAK, por më pas denoncoi dhe figura të tjera të Partisë së Lirisë.

“Unë nuk i uroj akujt të jetë pas hekurave, por çdokush që ka përvetësuar para publike dhe i ka përdorur këto para qoftë për lobim, qoftë për korrupsion, qoftë për jetë luksi, meriton të jetë pas hekurave dhe duhet të kapë llogari një më një. Nuk ka rëndësi ku është Ilir Meta, për mua ka rëndësi që këto para të rikthehen. Të kemi një qeveri dhe njerëz të përgjegjshëm që meritojnë besimin e shqiptarëve dhe fondet publike i përdorin për t’i përmirësuar jetën shqiptarëve”, tha Valteri për “News 24”.

Pjesë nga intervista:

Çfarë faktesh ju kishte dhënë gazetari i huaj?

Nuk nis zanafilla nga gazetari i huaj, nis me artikullin e Mother Jones, për lobimin e Bashës dhe të LSI-së. Gazeta austriake i kushtoi një hapësirë shumë të madhe kësaj çështjeje dhe gjatë takimeve që kemi pasur dhe email-eve me gazetarin kemi marrë materiale për të cilat flitet për një lobim në SHBA.

Ju e keni kërkuar asokohe këtë material, nuk është se ju zgjodhi?

Që në 2019 që kam marrë mandatin e deputetit jam marrë shumë me personin Ilir Meta dhe si President dhe drejtues shteti. Mendoj dhe sot po vërtetohet nga Prokuroria Speciale që është njeriu më i korruptuar në këtë vend dhe e keqja më e madhe e këtij vendi. Më pas vijnë dy të këqijat e tjera që janë Sali Berisha dhe kryeministri që na drejton sot, se mendojnë që jam te PS dhe kam komplekse për PS-në.

Ilir Meta ka bashkëpunuar ngushtë me Ramën dhe Berishën për të pasur pushtetin për të drejtuar vendin dhe me të dy forcat politike ka drejtuar vendin.

Lini një Përgjigje