TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Tetor 2024, 14:48

Meta te '313'-ta, Blushi tregon si është gjendja shëndetësore e ish-presidentit

Shkruar nga Pamfleti

Meta te '313'-ta, Blushi tregon si është gjendja

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka treguar se si është gjendja shëndetësore ish-Presidentit, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli tek burgu 313-ta pasi GJKKO rikonfirmoi masën “arrest me burg” ndaj tij.

Blushi tha se ish presidenti është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë shtoi se nëse i ndodh diçka e papritur përgjegjësia do të jetë personale e Ramës.

“Është në gjendje të shkëlqyer shëndetësore, më i fortë dhe më të freskët se kurrë. Në gjendje të shkëlqyer, në rast se Metës i ndodh diçka e papritur përgjegjësia do të jetë personale e Ramës.

Ilir Meta ka mbështetjen e të gjithë Partisë, të gjithë strukturave.

Kështu që mos lexoni këta debilat lart e poshtë. Mbështetja e Metës është e plotë, jemi në kontakt çdo çast me të. S’duhet ketë asnjë shqetësim për gjendjen e tij shëndetësor, zero. Do përballemi dhëmb për dhëmb e çdo çmim me këtë regjim”, tha Blushi.

\\\'313\\\'-ta blushi gjendja shendetesore

Lini një Përgjigje