Çështja e 21 Janarit, e rihapur kohët e fundit nga SPAK, ka sjellë në dyert e drejtësisë personazhe të shumtë të ngjarjes famëkeqe të vitit 2011, ku në bulevard u vranë katër protestues.
Lidhur me këtë ngjarje, juristi Rezart Kthupi thotë se “21 janari” u zvarrit për 13 vjet dhe se kjo çështje duhet të ishte zbardhur më përpara.
Kthupi u shpreh se Sali Berisha, nuk lejoi drejtësinë të bënte punën e saj.
“Kryeminsitri nuk lejoi të merreshin kamerat e sigurisë, nuk lejoi një pushtet të pavarur të bënte detyrën e tij.
Ajo çështje duhet të zbardhej më përpara. Ajo që tregoi 12 janari, ishte se nuk kishte drejtësi të pavarur, drejtësia u tut përballë pushtetit. Në 13 vjet, kjo çështje u zvarrit.
Drejtësia humbi përballë pushtetit ekzekutiv”, theksoi ai në një intervistë për “Newsline” .
Çfarë ndodhi në 21 janar 2011
Demonstrata e 21 Janarit ishte kulmi i një angazhimi të gjatë politik të opozitës së kryesuar nga Edi Rama, e cila që prej vjeshtës së vitit 2009 po vijonte me kauzën kundër qeverisë me moton “Hap kutitë ose largohu!”. Në fillim të janarit 2011 në një emision investigativ u publikua videoja e ish-zv.kryeminstrit Ilir Meta dhe vartësin e tij, të ndjerin Dritan Prifti duke folur për disa koncensione në këmbim të një shumë parash.
Nisur nga kjo video, opozita e kryesuar nga Rama thirri shqiptarët për një demonstratë kundër qeverisë pikërisht më datë 21 janar 201. Demonstrata nisi e dhunshme dhe pati goditje mes pjesëmarrësve dhe policisë, ndërsa gjatë pasditës u përdorën edhe armët e zjarrit në drejtim të demonstruesve nga brenda gardhit të kryeministrisë. Hetimet e atëhershme zbuluan se ishte Garda e Republikës ajo që qëlloi dhe një video e publikuar nga gazetari Artan Hoxha konfirmoi se të paktën njërën prej vrasjeve e kreu Garda e asaj kohe.
Lini një Përgjigje