TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Tetor 2024, 12:13

Begaj takohet me Presidenten e Komisionit Evropian, integrimi i Shqipërisë në fokus të diskutimeve

Shkruar nga Pamfleti
Begaj takohet me Presidenten e Komisionit Evropian, integrimi i
Ursula von der Leyen dhe Presidenti Begaj

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar ditën e sotme një takim me presidentin, Bajram Begaj.  

Përmes një postimi në “Facebook” ka qenë kreu i shtetit, i cili ka ndarë detaje nga ky takim, ku në fokus ka qenë integrimi i vendit tonë drejt Bashkimit Europian.

“I lumtur të takohem me Presidenten Ursula Von der Leyen e të shkëmbejmë në një diskutim të hapur pikëpamjet mbi integrimin e Shqipërisë dhe rajonit në BE. 

Mirënjohje, Presidente Von der Leyen, për përkushtimin tuaj personal për përshpejtimin e procesit të hapjes së të gjithë kapitujve për Shqipërinë deri në fund të vitit 2025! Do të bëjmë gjithçka që t’i përgjigjemi aspiratës së shqiptarëve për anëtarësimin e plotë në BE”, shkruan Begaj.

Presidentja e Komisionit Europian do të vijojë turin në 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Vizita e Von der Leyen është pjesë e turit të Ballkanit Perëndimor me fokus paketën e BE-së për rritje dhe reforma në rajon, e cila përfshin ndihmë financiare prej 6 miliardë euro për këto vende.

ursula von der leyen bajram begaj

Lini një Përgjigje