TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Tetor 2024, 07:59

Von der Leyen vijon vizitën në Tiranë, takohet sot me Presidentin Begaj

Shkruar nga Pamfleti
Von der Leyen vijon vizitën në Tiranë, takohet sot me Presidentin
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen vijon sot me ditën e fundit të vizitës në Tiranë.

Von der Leyen do të zhvillojë një takim me Presidentin Bajram Begaj rreth orës 10:00 në Presidencë.

Më pas, Presidentja e Komisionit Europian do të largohet për të vijuar me turin në 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Një ditë më parë, Von der Leyen u prit nga kryeministri Edi Rama. Një javë pasi Shqipëria u ul përballë delegacionit të BE dhe hapi negociatat për grup kapitujt e parë me Shqipërinë, Presidentja e Komisioni Europian Ursula von der Leyen tha nga Tirana, se brenda 2025 të gjithë grupkapitujt mund të hapen.

Ajo shmangu një koment për arrestimin e Ilir Metës, por vlerësoi punën e shkëlqyer të reformave, veçanërisht ajo në drejtësi. 

Vizita e Von der Leyen është pjesë e turit të Ballkanit Perëndimor me fokus paketën e BE-së për rritje dhe reforma në rajon, e cila përfshin ndihmë financiare prej 6 miliardë euro për këto vende. Këtë të mërkurë, Komisioni Evropian miratoi planin e rritjes dhe shpejt pritet të nisin pagesat e paranga paketa 6 miliardë euro për Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Lini një Përgjigje