TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Tetor 2024, 20:15

Meta u la në burg, Blushi kërcënon Ramën: Neveritëse, nëse i ndodh ndonjë gjë do mbash përgjegjësi!

Shkruar nga Pamfleti

Meta u la në burg, Blushi kërcënon Ramën: Neveritëse,

Tedi Blushi e ka cilësuar si të neveritshëm dhe të papranueshëm vendimin e GJKKO-së për të lënë në burg presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Gjatë konferencës për media, Sekretari i Përgjithshëm Partisë së Lirisë tha se vendimi është akt i rëndë që tregon rënien e shtetit ligjor. Blushi shtoi se ky vendim u dha me urdhër të Ramës, që sipas tij tregon kapjen për fyti të drejtësisë e vënë në shërbim të pushtetit.

“Vendimi i sotëm politik të kamikazëve të Ramaformës në GJKKO, apo Gjykatën Kombëtare kundër opozitës, për të lënë në burg politik, pa prova dhe pa fakte, presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ndikuar nga mafia ndërkombëtare dhe i urdhëruar personalisht nga Edi Rama është akt i rëndë që tregon rënien e shtetit ligjor. Tregon kapjen për fyti dhe asgjësimit të drejtësisë të vendosur në shërbim të pushtetit.

Ky vendim i turpshëm, i neveritësh, i papranueshëm, kundër opozitës, konfirmon rrëshqitjen e Shqipërisë në diktatorë, është vijim i agresionit të pastër terrorist të narkoshtetit dhe mafies ndërkombëtare kundër presidentit Ilir Meta, PL, opozitarizimit të vërtetë, demokracisë, që u konsumua sot në sallën e gjyqit”, tha Blushi.

I pyetur për shëndetit e Presidentit të PL-së, Blushi tha se është në gjendje të shkëlqyer.

“Gjendja shëndetësore e zotit Meta është e shkëlqyer. Asnjë merak të mos keni. Nëse i ndodh ndonjë gjë në burg, përgjigja do të mbajë Ei Rama”, u shpreh Blushi.

Lini një Përgjigje