TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Tetor 2024, 11:42

Nga arresti i Berishës tek burgosja e Salianjit dhe e Metës, Vokshi zbardh takimet në PE: Do përdorim çdo mjet ligjor për zgjedhje të lira!

Shkruar nga Pamfleti

Nga arresti i Berishës tek burgosja e Salianjit dhe e Metës, Vokshi

Grupi Parlamentar i PD ka zbardhur takimet me eurodeputetët në Parlamentin Evropian. Në emër të grupit, Albana Vokshi në një deklaratë nga Strasburgu u shpreh se i kanë informuar ndërkombëtarë për realitetin në Shqipëri.

Ajo u ndal në çështjet e momentit, sic është arresti i Sali Berishës, burgosja e Ervin Salianjit dhe së fundmi arrestimi i Ilir Metës.

Po ashtu, Albana Vokshi u shpreh se do te perdorin te gjitha mjetet ligjore qe te detyrojne qeverine per te gjetur zgjidhje per zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Kemi takuar pa dallim të gjithë grupet politike në PE dhe i kemi informuar për situatën e rënduar të demokracisë në Shqipëri, përtej asaj fasadës së propagandës.

U ndalëm tek shkelja e Kushtetutës, pra praktikisht ka rënë rendi kushtetues në Shqipëri, mos organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që kur në pushtet erdhi qeveria e kryesuar nga Rama, për korrupsionin galopont, si dhe përdorimi i drejtësisë politikisht për të sulmuar e persekutuar opozitën.

U ndalën në sulmin e paprecedentë me qëllimin e vetëm  shkatërrimin e opozitës para zgjedhjeve parlamentare.

Ne informuam të gjithë miqetë tanë në lidhje me lidershipin e opozitës të të gjitha partive të opozitës që është ose në arrest shtëpiak, ose në arrest me burg ose kërcenohet me cështje të ndryshme në gjykata.

Përmendëm dhe informuam në lidhje me arrestimin politik të Sali Berishës dhe për kolegun tonë Ervin Salianji, i cili ndodhet në burg sepse guxoi të denoncoi ish ministrin e Brendshëm. Informuam edhe rreth rrëmbimit në mes të ditës të ish presidentit Ilir Meta.

Do të përdorim të gjitha mjetet ligjore në PE dhe KiE për të ngritur të gjitha shqetësimet si dhe për te gjetur mjete të ndryshme për të detyruar qeverinë që të jepen zgjidhje ligjore për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Vokshi.

Lini një Përgjigje