Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, prej ditës së ditën e djeshme ndodhet në Tiranë.
Në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor, ndalesa e parë e presidentes së KE ka qenë në Shqipëri ku ditën e djeshme zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama, ndërkohë mëngjesin e kësaj të enjte u takua me presidentin, Bajram Begaj.
Ndërkohë, para se të vinte në Shqipëri këtë vizitë Ursula von der Leyen e kishte njoftuar në llogarinë e saj në “Instagram”.
Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte foto e përdorur në posterin e vizitës së Presidentes së Komisionit Europian.
Në foton e postuar nga Ursula von der Leyen shihet Tirana, ndërkohë në fokus është hekuri ku disa muaj më parë ish-presidenti Ilir Meta bënte stërvitje.

Ndërkohë Ilir Meta do të qëndrojë pas hekurave në qelitë e paraburgimit të burgut 313.
Pas seancës së gjatë gjyqësore prej më shumë se 5 orësh, ish-presidenti u kthye edhe njëherë në bllokun e sigurisë për të kryer procedurat për t’u vendosur në burgun 313.
Më herët, Gjykata e Posaçme e cilësoi të ligjshëm arrestimin e Ilir Metës dhe vendosi ta lerë atë nën masën e sigurisë arrest me burg.
Lini një Përgjigje