TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Tetor 2024, 15:03

Dosja në SPAK, Berisha kërkon përjashtimin e partneres së Enkelejd Alibeajt nga trupa gjykuese

Shkruar nga Pamfleti

Dosja në SPAK, Berisha kërkon përjashtimin e partneres së

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paraqitur kërkesë për përjashtim nga çështja e tij të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllarit, e cila është partnerja e Enkelejd Alibeajt.

Në dokumentin e dorëzuar nga Berisha, i cili është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion, thuhet se gjyqtarja Marsida Xhaferllari s’mund të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes, pasi është në konflikt interesi, përderisa është partnere e Enkelejd Alibeajt.

Ky i fundit, është i vetmi deputet nga radhët e opozitës që mori pjesë në Këshillin e Mandateve dhe votoi pro heqjes së mandatit për Sali Berishën në kohën kur u kërkua nga SPAK. Së dyti, Alibeaj ankimoi vendimin e vulës duke kundërshtuar Sali Berishën si kreun e PD-së.

Kushtetuesja konfirmoi për "News 24" se kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Xhaferllari nuk është marrë ende në shqyrtim nga trupa gjyqësore.

Ish-kryeministri kërkon shfuqizimin e vendimeve të gjykatës lidhur me masën e parë të sigurisë atë të detyrimit për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit, të cilën refuzoi ta zbatonte. Vendimet sipas tij janë marrë në shkelje të Kushtetues, pasi iu kufizua liria në një kohë që SPAK duhet të kishte marrë autorizim në Kuvend, për sa kohë ai është deputet.

Ndërkohë këtë të enjte në gjykatën e Posaçme seanca e parë paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin tij Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë, nuk u zhvillua pasi u konstatuan problematike me njoftimet e të pandehurve. Seanca e radhës u shty për në datë 25 nëntor.

Sali Berisha akuzohet për korrupsion në bashkëpunim me dhëndrin Jamarbër Malltezi lidhur me procedurat e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani. Të pandehur janë edhe biznesmenët Xhimi Begeja, Fatmir Bektashi dhe juristja Andia Pustina

Lini një Përgjigje