Sipas burimeve të “Pamfletit”, ka dyshime se Meta në fakt po mendonte të arratisej përmes Kosovës drejt Serbisë dhe më pas drejt Hungarisë, duke shkuar te miku i tij, Nikola Gruevski...
Ndonëse mburrej se ishte trim si Mic Sokoli dhe Avni Rustemi, Ilir Meta duket se ka tentuar të ikë skutave për t’i shpëtuar arrestimit.
Prangosja e tij mesditën e së hënës, pak pasi kaloi kthesën e Kamzës, bëri shumë bujë. Policë të armatosur dhe me maska e ndaluan duke e marrë me forcë nga makina. Pra, në pamje të parë dukej sikur pa arrestohej një person shumë i rrezikshëm. Edhe sot, më shumë debat ka shkaktuar mënyra e arrestimit sesa akuzat ndaj tij.
Por sipas burimeve, gjërat nuk janë ashtu siç duken. Ilir Meta po kthehej nga një vizitë në Kosovë, vizitë në fakt shumë e mistershme. Vetë Meta në rrjetet sociale nuk ka njoftuar asnjë takim atje.
Në fakt janë mediat e Kosovës që raportojnë se ai është takuar me Menduh Thaçin, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Kjo është pranuar nga vetë Thaçi në një prononcim për “Indeks Online”. Pyetja që ngrihet është: Pse Meta do të takonte Menduh Thaçin në Kosovë dhe jo në Maqedoni apo në Shqipëri?

Sipas burimeve të “Pamfletit”, ka dyshime se Meta në fakt po mendonte të arratisej përmes Kosovës drejt Serbisë dhe më pas drejt Hungarisë, duke shkuar te miku i tij, Nikola Gruevski. Menduh Thaçi duket se ka shërbyer si urëlidhëse mes tyre, duke qenë se ai ka njohje, pasi partia e tij ka qenë dikur në koalicion me VMRO-DPMNE. Gruevski i ka dhënë garanci se do ta presë atje dhe do i garantonte përfitimin e azilit duke ndërhyrë tek autoritetet.
Dyshimet janë se të gjitha lëvizjet e Metës janë bërë në dijeni të plotë të Ramës, i cili pak ditë më parë ishte po në Hungari, ku takoi Orbanin. Po ashtu edhe raportet e tij me Thaçin dhe Gruevskin nuk kanë qenë të këqija, ka pasur disa takime mes Ramës dhe tyre. Mirëpo duket se partnerët nuk e kanë lejuar një skenar të tillë.
![]()
SPAK me ndihmën edhe të amerikanëve, është vënë në dijeni të skenarit dhe ka ndërhyrë me shpejtësi. Është bashkëpunuar me autoritet e Kosovës, te cilat nuk e kanë lënë që të largohet dhe ai është kthyer mbrapsht në Morinë. Mësohet se Forcat Operacionale e kanë ndjekur nga pas në çdo moment, duke survejuar çdo hap të tij.
Kur u kthye në Tiranë u bë ndërhyrja e Policisë, pasi u gjet vendi ku automjeti me të cilin lëvizte Meta nisi të ngadalësojë shpejtësinë për shkak të trafikut. Kjo u pranua dhe nga vetë shoferi i Metës. Po ashtu plani ka qenë të mos lejohej të shkonte në seli, pasi mund të kishim ndonjë skenar alla-PD, ku i sugjeruan Salianjit që të ngujohej në seli.
Disa muaj më parë, Meta e përmendte shpesh Gruevskin. Ai pranonte se e kishte mik dhe i kishte sugjeruar të mos arratisej, por e gjitha ka qenë kamuflim. “Gruevski është politikani më i suksesshëm në Ballkan sa i takon zhvillimit ekonomik dhe nxitjes së investimeve të huaja. Bëri një gabim strategjik që vuri një tarak në krye të SHISH, një kushëririn e vet dhe bëri budallallëqet e veta dhe u eklipsuan të gjitha arritjet e tij. Një gjë që nuk ia fal Gruevskit është që ai ka ikur nga Maqedonia dhe ai e di. Unë kam komunikim se më dërgon librat e tij dhe kam respekt për të, por edhe sikur të kisha mundësi ta ndihmoja do i thoja do rrish në vendin tënd të përballesh”, shprehej Meta në një intervistë.
Duhet thënë se Gruveski kur u arratis, kaloi nga Shqipëri drejt Malit të Zi dhe nga aty në Serbi. Në atë kohë pati zëra se ai u ndihmua nga Meta dhe me gjasë ky i fundit i ka kërkuar të shlyejë borxhin. /Pamfleti
Lini një Përgjigje