“A do të bëhet Ilir Meta bashkëpuntor i SPAK?”, kjo ishte një tjetër pyetje që shkaktoi debat mes të ftuarve këtë të enjte në “Quo Vadis”.
Gazetari Arbër Hitaj theksoi se askush nga politikanët nuk ka për tu bërë bashkëpuntorë, për sa kohë që ata të gjitha “pazaret” i kanë bërë bashkë.Ndërsa ish-zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka, theksoi se ka një politikan që po i jep indicie SPAK, dhe ai është Arben Ahmetaj, dhe tani është momenti i drejtësisë për të vepruar.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: A mund të flasë Meta me letra të hapura?
Hitaj: Asnjë nuk mund të flasë. Kur ka qenë çështja për pazare ata e kanë bërë bashkë.
Borakaj: Por ti e kupton që je i zhytur, thua të marr edhe këtë tjetrin.
Hitaj: Po të shikosh retorikën, asnjë nuk e kalon vijën e kuqe.
Shkurti: Por futja në burg është kalim i vijës së kuqe.
Hitaj: I vetmi që e ka kaluar por pa e thënë të plotë ëhstë Dritan Prifti, deri kur këta të tjerët i nxorrën një dy video të tjera. Nuk ka aptur kurrë pentito.
Lini një Përgjigje