
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar sërish lidhur me qëndrimin e Ilir Metës në qeli.
Blushi u shpreh se Metës i kanë futur njerëz në burg për ta provokuar: “I bëj thirrje këtyre horrave që i kanë futur në burg për të provokuar Ilir Metën”.
“Një përshëndetje për Presidentin e PL që po na ndjek. Rrëmbimi i presidentit nga kjo bandë terroriste nuk është gjë tjetër veçse kapitullim pa kushte i reformës në drejtësi. Është e qartë që arrestimet politike i udhëron Edi Rama. Është e qartë që burgosja politike e Presidentit të PL, e liderit të PD është bërë pa fakte, pa prova dhe pa dëshmi. Madje më e rëndë akoma, edhe më ironik është fakti që këto akuza janë ngritur mbi krime që ka bërë vetë Edi Rama. Vijat e kuqe janë kaluar dhe është koha e aksionit. Është koha të organizohemi më shumë se kurrë. I bëj thirrje këtyre horrave që i kanë futur në burg për të provokuar Ilir Metën. Mos na provokoni t’iu japim një përgjigje si shqiptar. Dhe ju e dini përgjigjen që i japin armiqve të këtij vendi”, tha Blushi.
Lini një Përgjigje