Teksa mori fjalën për procedurë pak pasi kishte kaluar mesnata, Manja bëri një lapsus që shkaktoi të qeshura në sallën e Kuvendit.
“Meqenëse data 8 na kapi në parlament, si deputet i qarkut Fier... ndjesë, si deputet i qarkut Lezhë...”, tha Manja ndërsa shpërthyen të qeshurat.
Seanca maratonë e Kuvendit vijoi punimet edhe pas mesnate. Para nisjes së votimit, Ulsi Manja mori fjalën për t’i uruar ditëlindjen deputetit të Lezhës, Admir Kadeli, i cili feston 37-vjetorin.
“Meqenëse data 8 na kapi në parlament, dua t’i uroj ditëlindjen kolegut tonë Admir Kadeli dhe mikut tim, Admir Kadeli. Gëzuar 37-vjetorin dhe veç të mira paç!”, tha Manja.
Lini një Përgjigje