TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2026, 19:13

“Nxirre gardistin jashtë”/ Vokshi përplaset me Peleshin në Kuvend: Nuk më lejoi të shkonte te Sekretaria!

Shkruar nga Pamfleti
“Nxirre gardistin jashtë”/ Vokshi përplaset me Peleshin
Albana Vokshi dhe Niko Peleshi

Seanca parlamentare është shoqëruar me tensione dhe debate mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, lidhur me praninë e Gardës së Republikës brenda sallës së Kuvendit.

Debati nisi pasi deputetja demokrate Albana Vokshi pretendoi se ishte penguar nga një punonjës i Gardës për të hyrë në zonën e sekretarisë së sallës, e vendosur pas karrigeve të ministrave.

Vokshi kërkoi largimin e efektivit të Gardës nga salla, duke e cilësuar situatën si të papranueshme.

“Aty keni vënë një punonjës të Gardës, kjo është skandaloze. Në asnjë parlament të botës nuk ka punonjës të Gardës brenda në sallë. Nga kush ruheni ju kryetar, nga ne? Kur e trajtoni deputetin e opozitës si armik... trajtojeni opozitën në mënyrë më miqësore”, u shpreh Vokshi.

Në debat u përfshinë edhe deputetët Gazment Bardhi dhe Gent Strazimiri, të cilët i kërkuan Peleshit që Garda të largohej nga ambientet e sallës plenare.

Nga ana e tij, Niko Peleshi deklaroi se nuk është në kompetencën e tij të urdhërojë Gardën e Republikës të dalë jashtë sallës.

“Pse u kujtuat sot pas 36 vitesh, u kujtuat që të merreni me Gardën të vendosur te dalja apo hyrja e godinës, siç ka qenë historikisht. Në fakt më parë qëndronin dy gardistë aty përpara e tani nuk ka më”, tha Peleshi.

Përplasja shkaktoi ndërprerje të përkohshme të diskutimeve në sallë, ndërsa opozita vijoi akuzat për, sipas saj, kufizim të rolit të deputetëve opozitarë në Kuvend.

albana vokshi dhe niko peleshi sherri kuvend debat

1 Komente

  1. e
    efg

    Moooos i keni bo padrejtesi kesaj "gjose"..Do ta pesoni nga Muli pastaj..Kujdes!????????????

    Lini një Përgjigje