TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2026, 16:45

Ishte pjesë e pazarit të 2009, Ferit Hoxha 'kopsit' çështjen e detit me Athinën: Brenda vitit në Hagë

Shkruar nga Pamfleti
Ishte pjesë e pazarit të 2009, Ferit Hoxha 'kopsit'
Ferit Hoxha

Ferit Hoxha flet për mediat greke, ministri i Jashtëm fokus të veçantë te pakti detar. Në vitin 2009 ai ka qenë Kryenegacior i pazarit me Athinën...

Nuk ka më asnjë dyshim se Ferit Hoxha, ministri i Jashtëm, u emërua në këtë detyrë për të përfunduar atë që nisi në vitin 2009: marrëveshjen detare me Greqinë.

Ferit Hoxha është një nga arkitektët e marrëveshjes së kufirit detar me Greqinë, e firmosur në kohën e Sali Berishës.

Ajo marrëveshje u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese me votat 9-0 dhe grupi nismëtar u vendos nën hetim nga prokuroria, por Adriatik Llalla në atë kohë i bëri qokën Berishës, duke pushuar hetimet, edhe pse Greqisë i ishte falur territor shqiptar. Ferit Hoxha në atë kohë ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme dhe negociatori kryesor, pra përgjegjësi kryesor pas Lulzim Bashës, i cili firmosi marrëveshjen.

Që kur u emërua ministër, pati dyshime se ai do të përdorej këtë herë nga qeveria socialiste për të njëjtën gjë, për të mbyllur marrëveshjen e viteve 2009-2010 që u rrëzua nga Gjykata. Dhe sot ai e ka pranuar hapur.

Ferit Hoxha ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, duke konfirmuar se është i përkushtuar ndaj mbylljes së kësaj çështjeje. Ai ka thënë se plani është që brenda vitit dy shtetet të shkojnë në Hagë. Të gjithë paraardhësit e tij nuk e ndërmorën këtë hap, por duket se Ferit Hoxha është më i devotshëm. Sigurisht, kjo lidhet edhe me raportet pozitive që ka me grekët, por edhe me “përvojën” e dikurshme.

Pjesë nga intervista

-Kohët e fundit u takuat me homologun tuaj grek për të diskutuar forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Çfarë projektesh të reja ose shtesë po diskutoni?

Si Shqipëria ashtu edhe Greqia ndajnë një vizion të përbashkët për Ballkanin Perëndimor: një rajon të qëndrueshëm, bashkëpunues dhe që po i afrohet vazhdimisht Bashkimit Evropian. Krahas diskutimeve më të gjera rajonale, vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe marrëdhënies dypalëshe, e cila mbetet e fortë dhe vazhdon të mbështesë rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

-Pra, përveç rrugës së vendit tuaj drejt anëtarësimit në BE, në cilat çështje të tjera u përqendruat?

Një çështje kyçe e pazgjidhur është përcaktimi i zonave detare dhe i shelfit kontinental, i cili ka mbetur i pazgjidhur për gati dy dekada. Janë bërë përpjekje përmes negociatave dypalëshe në më shumë se një rast, por është bërë e qartë se arritja e një marrëveshjeje nuk është e lehtë. Kjo nuk është e pazakontë dhe rruga natyrale është t'i drejtohemi të drejtës ndërkombëtare. Siç deklaroi kryeministri (Edi Rama), të dyja palët kanë rënë dakord ta çojnë këtë çështje në gjykatë dhe ta lejojnë atë të japë një vendim përfundimtar.

-Në çfarë faze ndodhen gjërat aktualisht?

Mendoj se asnjëri prej nesh nuk ka aplikuar realisht atje. Mendoj se do ta bëjmë bashkërisht sepse kjo është një iniciativë e përbashkët. Mendoj se shumë shpejt, brenda këtij viti, do të kemi një qasje të përbashkët ose një qasje të veçantë, dhe mbetet për t'u diskutuar me homologun tim. Por ne jemi të hapur për çdo gjë, dhe i lëmë gjykatës kohën që ka për të vendosur dhe për të dhënë një vendim. /Pamfleti

 

ferit hoxha greqia deti

7 Komente

  1. S
    Sotiri

    Ky palaço na tregon Hagën! Ne e kemi, ky tradhetar thotë shkojme në Hage! Mallkuar qofshi, tradhetarë të kombit dhe vendit!

    1. K
      Koha

      Per çdo centimeter te Shqiperise, qofshin deti, toke apo qiell, vendos vetem popullin shqiptar. Nuk vendos Ramuti, Feriti, Saëehu, sllavomongolet-"grek" dhe nuk vendos asnje gjykate jashtë Shqiperise. Feriti Udbashi, Ramut arumuni i keq, Salehu-dhendrri i shkjaut...mos pandehuri se mund te Beni cfardo me kufijtë e Shqiperise, detar apo tokësor.

      1. M
        Maks

        Pse me kaq nxitim,

        1. S
          Samiu

          Ferid kolera duhet të zhduket nga ai post se boll te keqia i ka be vendit duke qene nje agjent ne atë post perfshi vjedhjet ke Akshi

          1. E
            Enzo

            Shifi surratin si pabuks i peshtire ketij kerme dhe kupto nga vjen e ku shkon . Hale

            1. A
              Arsimi

              Shumë i fëlliqët duket kjo krijesë e qorroditur.A thua për të kry punë të pista e pru në këtë pozit Edvini?

              1. l
                li

                po brenda vitit ishalla edhe ju vafshi ne djall para se te nenshkruani marrveshje per shitjen e shqiperise o derra komunista se nuk late gje pa shitur ne ket vend o mizerrje rraca komuniste vdekshit ishalla te gjithe si parlament e shpetofte njehere e mire ky popull i shkrete .,

                Lini një Përgjigje