TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2026, 18:49

Braçe ngre dyshimet për kontrabandë nafte: 731 milionë litra të rieksportuara drejt Kosovës, të përfshirë edhe zyrtarë!

Shkruar nga Pamfleti
Braçe ngre dyshimet për kontrabandë nafte: 731 milionë
Erion Braçe

Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur shqetësimin në Kuvend për rieksportin e hidrokarbureve nga Shqipëria drejt Kosovës, duke hedhur dyshime se një pjesë e naftës nuk përfundon në tregun kosovar, por tregtohet brenda Shqipërisë.

Duke iu përgjigjur akuzave të Sali Berishës se mbron interesat e tregtarëve, Braçe tha se gjatë vitit 2025 janë rieksportuar drejt Kosovës 731 milionë litra naftë, ndërsa importi total i hidrokarbureve në Shqipëri ka qenë rreth 609 milionë kilogramë, ose afërsisht 700 milionë litra.

Sipas tij, gati një e treta e këtij volumi rieksporti kryhet nga një kompani e vetme, çka, sipas Braçes, ngre dyshime të forta për një skemë kontrabande.

“Kam dyshime të forta që kjo naftë nuk shkon në Kosovë, por tregtohet brenda vendit”, deklaroi Braçe në Kuvend.

Deputeti socialist pretendoi se në këtë skemë mund të jenë përfshirë zyrtarë të të dyja vendeve, të cilët, sipas tij, bashkëpunojnë me të njëjtët operatorë ekonomikë.

Braçe e lidhi kontrabandën edhe me çmimet e larta të karburanteve, duke argumentuar se çmimet e ulëta nuk i shërbejnë një tregu informal.

Ai kërkoi që institucionet fiskale shqiptare ta adresojnë këtë çështje dhe të ndërhyjnë për t’i dhënë fund asaj që e cilësoi si “histori të turpshme të kontrabandës” mes dy vendeve.

Braçe në Kuvend: Ajo që mua më shqetëson është ajo që po ndodh me rieksportin e hidrokarbureve nga Shqipëria në Kosovë që s’e hap gojën kush për këtë se cenohen ata që mbron zotëria e me demek që mbroj unë. Për 2025, importi i hidrokarbureve ka qenë diku te 609 milionë kilogramë, diku te 700 milionë litra. Rieksporti në drejtim të Kosovës është 731 milionë litra, ku gati 1/3 e bën vetëm një kompani. Afërmendsh që kam dyshime të forta që kjo naftë nuk shkon në Kosovë, kjo naftë tregtohet brenda vendit. Një histori e turpshme e kontrabandës midis të dyja vendeve janë përfshirë zyrtarë të të dyja vendeve që bëjnë këtë punë me të njëjtët operatorë, arkëtojnë atje. Patjetër, kontrabanda është një element shumë i rëndësishëm që mban çmime të larta. Çmimet e ulëta s’kanë asnjë vlerë për kontrabandën. Ky është një problem që duhet ta adresojnë institucionet tona fiskale me qëllim që t’i japim një goditje përfundimtare kësaj historie.

erion braçe kuvend nafta

1 Komente

  1. c
    ciuvava

    Sa hipokrit ky njeri. Pa pike turpi justifikon qeverine per taksat e larta ne karburant dhe problemt qe krijojne cmimet e larta te karburantit per fermeret. Duket qe dhe ksndidaturen per tiranen e ka vene i rekomanduar nga Rama,

    Lini një Përgjigje