TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2026, 17:17

“Qeveria po na mbron nga Irani? Na jepni ndonjë palë llastiqe", Korreshi ironi në Kuvend: Ngulni ndonjë gozhdë në Lushnjë!

Shkruar nga Pamfleti
“Qeveria po na mbron nga Irani? Na jepni ndonjë palë
Saimir Korreshi

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur në Kuvend një sërë shqetësimesh që lidhen me gjendjen e infrastrukturës, bujqësisë dhe jetesës së qytetarëve në Lushnjë dhe zonat përreth. 

Korreshi kritikoi mungesën e investimeve në rrugë, spitale dhe sistemin energjetik, ndërsa kërkoi uljen e çmimit të naftës për fermerët dhe qytetarët.

Me tone ironike, deputeti demokrat tha se qeveria duhet të fokusohet te problemet reale të qytetarëve.

“Po nga mbron qeveria, nga Irani? Na jepni ndonjë palë llastiqe të vrasim ndonjë harabel të hamë bukë”, u shpreh Korreshi.

Ai u ndal edhe te infrastruktura rrugore në zonën e Lushnjës, duke theksuar se nevojiten ndërhyrje minimale për të shmangur aksidentet dhe për të përmirësuar qarkullimin.

“Një lopatë lekë do për të bërë pushimin e shoferit dhe kryqëzimin e Savës. Shpëton i gjithë jugu”, deklaroi deputeti.

Korreshi kritikoi edhe politikat ndaj bujqësisë dhe rritjen e çmimit të karburantit, ndërsa ironizoi subvencionet dhe investimet e qeverisë.

Në fjalën e tij, deputeti ngriti shqetësime edhe për pensionet, pastrimin e kanaleve kulluese në Myzeqe dhe gjendjen e rrjetit energjetik në zonë.

Korreshi në Kuvend: Po nga mbron qeveria nga Irani. Na jepni ne ndonjë palë llastiqe të vrasim ndonjë harabel të hamë bukë. Meqë ministri i Financave ka bërë gjëra të mira. Meqë hoqëm naftën nga bujqësia të fusim dhe nga një gomar.Ja e rritët naftën, por këto vagonat me naftë që dalin nga Bankers ku shkojnë këta? Po pse paskemi 500 mln për t’ia dhënë një ekipi për të shkuar në kategori të tretë? Po të marrë lapsin ministri, problemi është nëse jeni kthyer ë të ndihmuar fshatin, mirë është se i në 2 rrugë me nga 250 metra.

Një lopatë lek do për të bërë pushimin e shoferit dhe kryqëzimin e Savës. Shpëton i gjithë jugu. Si ka mundësi që nuk llogarisni sa lekë i marrim fermerëve taksë toke, sa lekë kanale keni pastruar nga Myzeqeja? Na futët në përralla se e kishit spango linjën elektrike. A pyesni ndonjëherë sa lekë marrin pensionistët në Lushnjë? Uleni naftën se është turp. Kur të vini vërdallë nëpër Lushnjë, sillni ndonjë gozhdë e ta ngulni në mur.

saimir korreshi kuvend

1 Komente

  1. T
    Tony

    Ore laluc armatimin Shqiptar e shitet ju, dogjet e shkaterruat fabrika e uzina dhe e late Shqiperine laguriq me duar ne xhepa. Tani dilni ju e luftoni me llastiqe. Eshte bela edhe per llastiqe se nuk ka me goma makinash me komardare.

    Lini një Përgjigje