TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2026, 21:00

"Lulzim Basha do shpallej “non grata” nga SHBA", Nazarko bën deklaratën e fortë

Shkruar nga Pamfleti
"Lulzim Basha do shpallej “non grata” nga
Lulzim Basha

Analisti Mentor Nazarko ka deklaruar se ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë pranë shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I ftuar në emisionin “Off the Record” të gazetarit Andrea Danglli në A2 CNN, Nazarko tha se Basha ka përjetuar presion të fortë ndërkombëtar dhe të brendshëm, veçanërisht gjatë periudhës së krizës politike dhe debatit për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet vendore.

Sipas tij, ndërkombëtarët kanë kundërshtuar tërheqjen e kandidatëve të opozitës nga zgjedhjet, duke e konsideruar një skenar destabilizues për rajonin.

“Në tentojmë t’ia atribuojmë çështjen ‘McGonigal’ Berishës. Në fakt ajo është e lidhur me Bashën. Zoti Basha ishte gati për t’u shpallur ‘non grata’ nga SHBA-të”, u shpreh Nazarko.

Ai shtoi se ish-kreu i PD-së është paralajmëruar drejtpërdrejt nga ish-zyrtari amerikan Matthew Palmer në momentin kur opozita po diskutonte tërheqjen nga zgjedhjet lokale.

Sipas Nazarkos, mesazhi i ndërkombëtarëve ishte se një bojkot i tillë do të shihej si “fotokopje e skenarit të opozitës serbe” dhe mund të ndikonte në destabilizimin e Ballkanit, në një kohë kur SHBA-të ishin të angazhuara në procesin e dialogut Kosovë–Serbi.

“Basha ka vuajtur po ashtu. Nuk ka qenë afër burgut, por ka vuajtur presion ndërkombëtar të fuqishëm”, deklaroi analisti.

Nazarko: Në tentojmë t’ia atribuojmë çështjen ‘McGonigal’ Berishës. Në fakt ajo është e lidhur me Bashën. Z.Basha ishte gati për t’u shpallur ‘non grata’ nga SHBA-të. Edhe Basha ka duruar një lloj presioni të kombinuar ndërkombëtar, dhe të brendshëm, për ta ulur intensitetin e asaj…Ai është kërcënuar. Në momentin e tërheqjes së kandidatëve nga zgjedhjet vendore, është kërcënuar nga Palmer në mënyrë të drejtpërdrejtë. Mesazhi u bë publik, që ‘nuk duhet të tërhiqni kandidatët sepse ky është skenar destabilizues i Ballkanit. Është fotokopje e skenarit të opozitës serbe dhe rrezikon të përhapet në të gjithë Ballkanin në kohën kur SHBA-të kishin ndërmarrë një iniciativë pajtuese midis Kosovës dhe Serbisë. Basha ka vuajtur po ashtu, s’ka qenë afër burgut, por ka vuajtur presion ndërkombëtar të fuqishëm

lulzim basha

4 Komente

  1. a
    astrit

    Na ishte kush na ishte.....

    1. J
      Jeta

      Provoj tu ëepihej shijeve e rusëve qe te behej "figur" politike....spiuni i UNMIK-ut rusokinez antiKosove. Per 10 vite, ky bashk me Arguta Berishën, u shërbeu UNMIKut ne zyrat e tyre ne periferi te Prishtinës. Argita, sic dëshmojnë ishpuntoret tjere aty ne ato zyra, çmendej pas szyrtarve shkije e rus. Basha i priu banues ruse te UNMIKut dhe shetiti neper Shqiperi derisa shpiken te ashtuquajturin "shtetin e verdh" ne nje fshat te varfër e te thell shqiptar ne veri te Shqiperise. Kjo shtëpi-shpikje u duhej rusoshkijeve qe permes Dik Martit te ngrinin padi kunder UÇKse me gënjeshtrën se ne kete zhtepi gjoja UCK ka kryer operacione te heqjes se organeve shijeve dhe shitjen e ketyre organeve... Shume te zeza i jane bere shqiptarisë nga Basah, Salehet-Berishet dhe keshtu eshte vazhduar me Ramutet...

      Lini një Përgjigje