TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2026, 19:44

“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha nis diskutimin për programin e PD; çfarë po kryedemokrati?

Shkruar nga Pamfleti
“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha nis diskutimin
Sali Berisha

Sali Berisha, kreu i PD-së, ka nisur sot diskutimin mbi programin e kësaj partie, një veçanti kjo për politikën shqiptare, jashtë fushatave zgjedhore.

Në një tryezë me deputetë dhe ekspertë të fushës së infrastrukturës, Berisha tha se çelim siparin e një diskutimi të gjerë intensiv të programit tonë, me të cilin ne duhet t’u japim përgjigjen më të plotë problemeve të mëdha me të cilat përballet sot Shqipëria.

“Probleme të krijuara nga shkalla më e lartë e korrupsionit që mund të përfytyrohet, nga vjedhjet 100% të fondeve siç është djegësi i Tiranës, tek vjedhjet 90% të veprave të tjera publike, nga rrënimi i familjeve shqiptare për shkak të rritjes së madhe të çmimeve dhe pothuaj në raport me çmimet një mosrritje kurrkund e rrogave dhe pensioneve, çka ka bërë që 49% e shqiptarëve të jenë në varfëri ose rrezik varfërie.

Shërbimet në këtë vend kanë pësuar një metamorfozë asgjësuese për rregullin dhe cilësinë që duhet të kenë. Pra, problemetika është shumë e thellë”, tha Berisha.

Sipas kreut demokrat, Edi Rama ka zero legjitimitet në mandatin e tij, duke e cilësuar atë si mandat kryekëput të krimit.

“Nuk po e them këtë për t’i vënë një epitet, por e them këtë sepse ky mandat ka zero legjitimitet. Pra, Edi Rama me farsën elektorale nuk ka asnjë ditë legjitime në pushtet. Por, një faktor tjetër tani, të cilin opozita e ka denoncuar çdo ditë, por edhe mediat, duhet të jemi realistë, një faktor tjetër është bërë faktor famëzi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, është faktori korrupsion, në të cilin kryeministri vetë njëherë me emër Belinda Balluku, njëherë tjetër me emër Ergys Agasi, është protagonist i aferave korruptive më të mëdha. Dhe përveç kësaj, reagimi i tij, reagim tipik i hajdutit që për të shpëtuar lëkurën është i aftë të marrë çdo vendim dhe veprim, ishte mbyllja e dyerve hetimit dhe sistemit të drejtësisë.

Njeriu që në një paranojë injorance, sepse ai është një injorant i shpëlarë nga konceptet, sepse u garantoj ju dhe shqiptarët se nuk ka pasur kurrë në atë post një zyrtar më injorant dhe më të shpëlarë nga konceptet se ai. Kurrë!

Ndiqjani fjalorin, në fjalorin e tij nuk gjeni dot një fjalë të vetme të qeveritarit që qeveris. Gjen vetëm gjuhën e një ordineri rrugësh, i cili për hir të së vërtetës me qëndrimin e tij ndaj korrupsionit, humbet çdo legjitimitet, edhe sikur zgjedhjet e 11 majit të kishin qenë zgjedhjet e standardeve më të mira botërore”, tha Berisha.

Në vijim, kreu demokrat nuk kurseu akuzat ndaj Sokol Sadushit, për të cilin tha se vendimet që mori ai me Partizan Sadushin, duke i dhënë një goditje për vdekje ndjekjes penale, përgjegjësisë penale, institucionit të akuzës, e nxjerrin Edi Ramës jashtë çdo legjitimiteti.

Ai është bërë personazh kryesor i flamurit të zi të korrupsionit në Europë dhe bindja ime më e madhe është se opozita dhe shqiptarët do i japin shpejt vendin që meriton.

Por këto zhvillime kërkojnë që PD dhe opozita të përgatiten në mënyrën më serioze për problematikat e mëdha të krijuara nga një regjim 12-vjeçar.

Ne e filluam këtë debat dhe përgatitjen e programit tonë me infrastrukturën. Pse e filluam me infrastrukturën? Në infrastrukturën dhe punët publike të këtij vendi janë bërë vjedhjet më të paimagjinueshme. Në infrastrukturë dhe punë publike, në 12 vite janë investuar mbi 12 miliardë euro.

Po të hidhni sytë se çfarë mbetet, përveç rasave të gurit në sheshin Skënderbej, që Rilindja Urbane të bën të mundur të pjekësh kafen në korrik nga vapa dhe në ndonjë shesh tjetër, infrastruktura dhe Rilindja Urbane janë dëshmia më flagrante e shpërdorimit, vjedhjes absolute të pandodhur ndonjëherë”, tha ai.

berisha kreu i pd programi

1 Komente

  1. S
    Sateri

    Aman or miq na thoni, pervec Vokshit a ka lene njeri pa jargosur ky lugat I peshtire.

    Lini një Përgjigje