Aurel Bylykbashi është caktuar si drejtues politik i PD-së në Vlorë. Ish-deputeti demokrat, i cili kryesisht është marrë me strukturat e kësaj partie në Elbasan, duket se është përzgjedhur nga Berisha për të drejtuar qarkun e Vlorës, pas largimit të Bujar Leskaj.
Ky i fundit deklaroi tërheqjen nga drejtimi i qarkut, pas zgjedhjeve të pjesshme vendore që u mbajtën në Bashkinë e Vlorës. Mësohet se caktimi i Bylykbashit ka ardhur pasi disa nga emrat e demokratëve që lidhen me Vlorën refuzuan propozimin e bërë nga Berisha për të marrë drejtimin e Qarkut.
Caktimi i Bylykbashit si drejtues politik në Vlorë bëhet në një kohë kur demokratët e degës së PD-së do të zgjedhin kryetarin e ri.
Nuk dihet se sa kohë do të qëndrojë Bylykbashi si drejtues politik i qarkut të Vlorës, por burime nga PD shprehen se ai mund të mbajë këtë funksion deri në zgjedhjet locale.
Lini një Përgjigje