TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2026, 14:02

Kritikat për editorialin me Vuçiç, Rama: Shqipëria nuk po heq dorë nga BE

Shkruar nga Pamfleti
Kritikat për editorialin me Vuçiç, Rama: Shqipëria nuk
Vuçiç-Rama

Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë konferencës me gazetarët edhe për editorialin e përbashkët me presidentin serb Aleksandër Vuçiç lidhur me zgjerimin e Bashkimit Europian dhe idenë e anëtarësimit pa të drejtë vetoje, një qëndrim që ka shkaktuar kritika në Shqipëri.

Rama tha se ky propozim nuk ka lidhje me heqjen dorë nga anëtarësimi në Bashkimin Europian, siç është pretenduar nga Partia Demokratike. Në reagimin e tij, ai përdori tone ironike ndaj opozitës, të cilën e quajti “shoqata e molotovarëve”, duke iu referuar protestave të zhvilluara kundër qeverisë së tij.

Kryeministri komentoi edhe faktin që opozita i është referuar qëndrimeve të politikanëve gjermanë, të cilët kanë shprehur kritika ndaj qeverisë shqiptare për çështje që lidhen me korrupsionin dhe mbrojtjen politike ndaj zyrtarëve të caktuar.

“Sa i përket dëgjesës së molotovarëve, meqë kanë filluar të flasin në emër të Berlinit, le të shkojnë të flasin atje dhe të pyesin ore ia vlen të luftojmë për këtë punë apo ta mbyllin gojën se jemi komplet jashtë loje. Unë e di se çfarë do iu thonë”, tha Rama.

"Është për të ardhur keq por mua nuk më vjen keq për shoqatën e molotovarëve që e quani PD, se janë në botë tjetër, nuk kanë lidhje fare me botën e sotme të marrëdhënieve ndërkombëtare të punës për t’u anëtarësuar në BE, por një gjë është e sigurt se kam qenë zëri i parë, jo sot por ka disa vite, që është ngritur për një qasje ndryshe ndaj anëtarësimit. Nuk kam thënë ndonjëherë, dhe as editoriali i mallkuar, nuk po u vë emër atyre që në Kosovë e Shqipëri e kanë mallkuar, nuk thotë askund dorëheqjen nga anëtarësimi në BE. Përkundrazi. Kjo është temë që kërkon pak thellim për të kuptuar se çfarë flasim.

Kam thënë se BE vendet anëtarë, disa nga ato nuk e kanë kapacitetin për të përballojnë momentin e fundit. Për të dalë përpara popujve të tyre dhe për të thënë se po marrim edhe një tjetër në familjen tonë nëse nuk kanë mundësi që ta argumentojnë për disa opinione që janë ndaj zgjerimit. Ajo që mund të ndodhë është se të gjitha gjërat të bëhen gati, kanë qenë gjithmonë me këtë vështirësi, mund të mos e gjejnë këtë kapacitet. Që dmth se procesi mund të ngelet peng.

Plus që dinamika e BE është e paparashikueshme për shkak të dinamikave të brendshme politike. Në 2027 ka zgjedhje në Francë, që është vend kyç. Franca e ratifikon anëtarësimin e një vendi të ri anëtar në BE me 2/3 e parlamentit, ose me referendum popullor. Franca ndodhet në kushtet që nuk bën dot qeveri të shumicës, plus që nuk dihet se çfarë qasje do të ketë presidenti apo presidentja kur të zgjidhet. Për të mos pritur që gjërat të bëhen fakt dhe më pas të mbetesh por për të punuar në këtë drejtim. Kur flisja për këtë, askush nuk e përkrahte, sot janë jo pak që e shohin me interes këtë qasje.

Sa i përket dëgjesës së molotovarëve, meqë kanë filluar të flasin në emër të Berlinit, le të shkojnë të flasin atje dhe të pyesin ore ia vlen të luftojmë për këtë punë apo ta mbyllin gojën se jemi komplet jashtë loje. Unë e di se çfarë do iu thonë.", tha Rama.

Lini një Përgjigje