Ditën e sotme kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët për takimin që pati një natë më parë në kryeministri me ambasadoren e SHBA në Athinë, Kimberly Guilfoyle.
Rama theksoi se ishte një takim njohjeje dhe u diskutua për çështje të interesit të lartë duke përfshirë dhe energjinë.
"Ambasadorja ka ardhur për një takim njohje për të diskutuar për disa çështje interesit të lartë amerikan në këtë rajon që kanë të bëjnë me energjinë, bashkëpunimin rajonal ,që kanë të bëjnë me qasjen ndaj forcave të treta aktorëve të tretë. Nga ana tjetër, ambasadorja e SHBA në Athinë, është një përfaqësues botërisht e njohur në politikën amerikane e rrethit të ngushtë vendimmarrës të presidentit të SHBA.", tha Rama.
Vizita e ambasadores Guilfoyle në Kryeministri nuk ishte njoftuar zyrtarisht dhe Kryeministria nuk pranoi ta komentojë takimin.
As Ambasada Amerikane nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar për këtë vizitë.
Interesant është edhe fakti se, sipas verifikimeve Guilfoyle, e cila në Athinë njihet shpesh si “zonja e hekurt e diplomacisë amerikane”, nuk është shoqëruar dhe as pritur nga personeli i ambasadës amerikane në Tiranë, një rrethanë kjo që e bën edhe më enigmatik këtë takim të zhvilluar larg syrit të publikut.
Ahhh shyqyr. Thame se ambasadorja kishte ardh deri m'Tirone per "muhabet leprash"..Turp kush te voton!
Ne 25 shkurt Ministria e Energjitikes ka firmosur marreveshje ne Washington per te blere gaz te shtrenjte amerikan nepermjet Greqise, ne vend qe te blesh gaz shume me te lire nga TAP, qe ti besh qejfin Trumpit me leket e shqiptareve. Marreveshjen e kane raportuar media si Kathimerini dhe Seenews.