
Adriatik Lapaj, kreu i “Shqipëria Bëhet”, që po proteston prej 96 ditësh, para godinës së Kryeministrisë, përmes një video-denoncimi në rrjetet sociale, shprehet se po përndiqet nga Policia e Edi Ramës.
Lapaj nuk nguron që ta konsiderojë atë si polici politike, ndërsa shprehet se kjo është hera e 6-të që ai procedohet penalisht për një total 14 veprash penale. Reagimi i Lapajt vjen pas ndërhyrjeve të dhunshme nga ana e Policisë ndaj mbështetësve të "Shqipëria Bëhet".
“Sapo mësova se policia politike e Edi Ramës, më ka kallëzuar dhe po më përndjek politikisht vetëm se kemi si qytetarë guximin për tu thënë të vërtetën e madhe: ata po na vjedhin, ata janë qeveria më hajdute që mund të ekzistonte.
Policia politike e Edi Ramës, në 13 vitet e qeverisjes së tij, nuk ka patur guximin të çojë qoftë dhe një ministër të vetëm në prokurori për gjithë këtë maskaradë dhe hajdutëri të madhe, por gjen letër dhe kohë për të proceduar penalisht qytetarët që nuk dakordësojnë me vjedhjen që na bëhet.
Ata do të rrëzohen një nga një në të gjitha shkallët e sistemit të drejtësisë sepse ne e kemi të drejtën dhe Kushtetutën me vete”, shprehet Lapaj.
Lini një Përgjigje