
Ish-deputeti Lefter Maliqi i ka paralajmëruar prokurorin e SPAK-ut Dritan Prençi, që të ketë kujdes nga ndonjë kurth i kryeministrit Rama. Madje, Maliqi thekson se prokurori Prençi duhet të ruajë edhe jetën e tij.
“Po i bëj një thirrje publike prokurorit Dritan Prençi. Meqenëse Rama është kreu i mafies, të ruhet në një kombinacion, ndonjë kurth që mund t'i bëjë ky me banditë për ta denigruar si prokuror, se ka filluar luftën. Duhet të ruhet edhe jetën sigurisht që ta ruajë, por duhet të ruhet edhe vetë se çfarë nuk pret nga ky njeri për ta denigruar”, deklaroi Maliqi për A2 CNN.
Ai u shpreh gjithashtu se janë të njohura mënyrat se si vepron krimi i organizuar për të diskredituar kundërshtarët.
I pyetur nëse ka informacion për një paralajmërim të tillë apo indicie Maliqi u përgjigj duke thënë se: “Kam qenë oficer policie i mirëfilltë që 25 vjeç kanë drejtuar komisariate dhe njoh çfarë bën krimi, çfarë kombinacionesh bëjnë, çfarë kurthesh bëjnë për ta denigruar siç ka denigruar dhe luftën brenda llojit. Indicie ka, por që unë vetë jam i bindur që çar nuk pret nga ky njeri që thoshte koka të njëri-tjetrit kriminelëve, koka të njëri-tjetrit brenda grupit të Rilindjes, ky është i lidhur kokë e këmbë me krimin dhe ky është peng i krimit”, tha Maliqi.
Sipas tij, kjo situatë mund të ndryshojë vetëm përmes presionit ndërkombëtar ose protestave të qëndrueshme.
“Ky nuk rrëzohet. Këtë o e rrëzon Amerika o e rrëzon protesta të qëndrueshme”, theksoi Maliqi.
Lini një Përgjigje