TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Dhjetor 2025, 18:22

Ligji i ri në Kuvend: Zyrtarët e dënuar të kthejnë paratë që kanë vjedhur

Shkruar nga Pamfleti

Ligji i ri në Kuvend: Zyrtarët e dënuar të kthejnë

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka propozuar në Kuvendi i Shqipërisë një projektligj që synon të vendosë përgjegjësi të drejtpërdrejtë financiare për punonjësit e administratës publike që shkaktojnë dëme ekonomike institucioneve shtetërore.

Sipas nismës ligjore, çdo punonjës i shtetit që, me dashje, nga pakujdesia apo mungesa e profesionalizmit, shkakton dëm financiar, do të detyrohet ta shlyejë atë nga të ardhurat personale. Projektligji përfshin edhe rastet kur zyrtarët firmosin në shkelje të ligjit nën urdhrat e eprorëve, duke synuar t’i japë fund praktikës së firmave abuzive pa përgjegjësi.

Projektligji përcakton tre forma përgjegjësie financiare: të plotë, të kufizuar dhe të përbashkët. Në rastin e përgjegjësisë së plotë, zyrtari publik shlyen të gjithë dëmin e shkaktuar. Kur shlyerja nuk realizohet brenda 10 viteve me 50 për qind të të ardhurave mujore, ky kufi zbatohet si maksimum. Në përgjegjësinë e përbashkët, secili paguan vetëm pjesën e dëmit që ka shkaktuar vetë.

Nisma parashikon edhe masa për shkeljet pa dashje, por me pasoja financiare, ku zyrtari detyrohet të paguajë deri në 7 paga mujore bruto dhe jo më shumë se 25 për qind të dëmit. Drejtuesit mbajnë përgjegjësi edhe për shkeljet e vartësve të tyre. Nga përgjegjësia financiare përjashtohen rastet kur punonjësit kanë vepruar nën kërcënim serioz për jetën, duke synuar mbrojtjen e administratës nga presioni i paligjshëm i eprorëve.

3 Komente

  1. P
    Pak nga të gjitha

    Koqe kanari përgjegjsia është penale ose jo gjykata vendos për dëmshpërblimin sekuestro ajo për çfarë vlen ky ligj koti

    1. T
      Toni

      Ky ligj eshte per ata qe firmosin ne shkelje 100 milion euro dhe denohen me 7 paga bruto mujore. Djalli fshihet ne detajet. Dhe gjykata eshte e mbrojtur se ka zbatuar ligjin pastaj.

      Lini një Përgjigje