Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës, që liroi nga masat e sigurisë protestuesit e arrestuar pas protestës së 22 dhjetorit.
Noka shkruan në rrjet se akuzat e ngritura ndaj protestueve ishin të sajuara, ndërsa konsideron si zgjidhjen më të mirë për vendin Qeverinë tenike.
Sipas Nokës, Prokuroria dhe Policia sajuan akuza që tregojnë presionin dhe intimidimin që narkoshteti ushtron ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar.
Noka thekson se kjo situatë është një provë e qartë e mënyrës se si pushteti aktual tenton të shtypë zërat kritikë, por opozita mbetet e vendosur dhe nuk do të ndalet në angazhimin e saj për drejtësi dhe transparencë.
Ai nënvizon se qeveria teknike është zgjidhja më e mirë për vendin në këtë moment, duke ofruar stabilitet dhe drejtësi për të gjithë qytetar
Lini një Përgjigje