TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Dhjetor 2025, 14:25

"I kemi bërë disa herë ftesë për protesë", Boçi: Lapaj nuk di të bëjë opozitë

Shkruar nga Pamfleti
"I kemi bërë disa herë ftesë për
Luçiano Boçi

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha se Adriatik Lapaj dhe lëvizja e tij duhet të bashkohet me opozitën, për të arritur rrëzimin e Edi Ramës, që sipas tij është çështje kohe.

“Zoti Lapaj është në një moshë politike ku duhet të mësojë shumë nga politika, nga të qenit në opozitë, dhe duhet ta dijë shumë mirë se është qëllimi ai që bashkon opozitën, është qëllimi që bashkon qytetarët dhe është qëllimi ai që nxjerr fitues, nëse përqendrohesh tek ai. Nëse ti përpiqesh ta atakosh qëllimin, gjoja duke e përkrahur, por në një regjistër më të lartë sesa e lejon “kostumi politik”, nuk është se e favorizon qëllimin, përkundrazi, e dëmton. Kjo e dëmton edhe vetë zotin Lapaj”, tha Boçi n në A2 CNN.

Boçi sqaroi se Lapajt dhe forcave të tjera opozitare iu është bërë ftesë disa herë, me qëllim që të ndërtohet një front opozitar për të arritur objektivin.

“Kush ka instinkt politik e duhet ta kuptojë që Rama është drejt rënies. Koha e rënies ka një element kohor të vogël, por vendimtar. Mënyra e sjelljes së zotit Lapaj duhet të jetë në sinkron me mënyrën se si vepron opozita. Zoti Lapaj nuk humbet asgjë nëse shfaqet si një njeri që vërtet dëshiron dhe kërkon të bëjë betejën e tij qytetare. Përkundrazi, kjo betejë është vlerësuar. E ka vlerësuar edhe zoti Berisha duke u rreshtuar në frontin qytetar. Unë nuk i jap mësime zotit Lapaj, por qytetarët ia kanë dhënë mësimin. I kanë thënë: “Hajde me ne, sepse shumica është këtu”. Dhe një politikan që nuk di të lexojë qytetarin, unë nuk besoj se ka autoritetin të japë mësime vetë”, shtoi Boçi.

luciano boci adriatik lapaj

2 Komente

  1. C
    Cekani.

    O Luciano Boçi, me kë opozitë të bashkohet z Adriatik Lapaj. Me opozitën e komunistit 25 vjet sekretar partie në monizëm, dhe 35 vjet kryetar partie komunist??? Berisha i cili e bëri Shqipërin lesh arapi. Duke vrarë, shkatërruar, vjedhur me injorantët dhe servilat rreth vehtes?? Opozita e Berishës nuk quhet demokraci o Luciano Boçi, por quhet SHKËRDHATO KRACI.!! KEMI 35 VJET ME OPOZITËN E BERISHËS QË QUHET SHKËRDHATO-KRACI. EDHE PALLOSHI KA MAR EKSPERIENCËN E BERISHËS POR ME SUPËR VJEDHJE.????????????????????????.

    1. p
      pornoc roku

      Rama nuk bie nga pushteti nga forca e opozite por

      Lini një Përgjigje