TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Dhjetor 2025, 11:27

"Nuk ka vendim për përjashtim", Boçi për Salianjin: Aksionet t'i zhvillonte brenda partisë, jo jashtë saj! 

Shkruar nga Pamfleti
"Nuk ka vendim për përjashtim", Boçi për
Luçiano Boçi

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha se lajmi për largimin e Ervin Salianjit nga kryesia e partisë nuk duhet të marrë ndonjë vëmendje të madhe dhe se nuk ka zyrtarisht një vendim për përjashtimin e tij.

“Këto janë ulje-ngritje të marrëdhënieve që ekzistojnë brenda një force politike të madhe siç është PD-ja, e cila në vazhdimësinë e saj ka lejuar debatin politik, qëndrimet e ndryshme dhe ka parimet e saj. Duhet thënë se është një parti që tradicionalisht ka qenë më shumë drejt qendrës, por me tendenca për të shkuar drejt një profili më konservator, pra më të djathtë. Duke qenë e tillë, ajo adopton edhe forma dhe mënyra të caktuara qëndrimi

Kjo nuk është një çështje tektonike që krijon çarje të mëdha brenda PD-së, por kërkon vëmendje. Demokratët, iniciativat dhe aksionet duhet t’i bëjmë bashkë edhe aty brenda, sepse është e domosdoshme. Përderisa nuk ka një vendim të institucioneve të partisë për përjashtimin e zotit Salianji, unë besoj se të gjitha këto argumente nuk e kanë peshën e duhur. Nuk duhet të merremi me veprime që në thelb nuk përfaqësojnë ende vendime të formuara politike”, tha Boçi në 'A2 CNN'.

Megjithatë, Boçi kritikoi lëvizjet e Salianjit në javët e fundit, për të zhvilluar takime në qytete te ndryshme.

“Sigurisht që të gjithë kemi dëshirë të shprehim ambiciet tona, të rigjallërojmë jetën e partisë, por kjo duhet bërë brenda institucioneve të saj”, shtoi ai. 

ceshtja e salinjit luciano boci partia demokratike

Lini një Përgjigje