
Rrjeti ndërkombëtar CNN i ka kushtuar vëmendje të veçantë krizës politike në Shqipëri, duke e përfshirë në lajmet e tij globale përmes një videoje të shkurtër të publikuar në rrjetet sociale. Mediat amerikane raportojnë se protestat e ditëve të fundit në Tiranë janë pasojë e akuzave për korrupsion ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, çështje që ka shkaktuar tensione të thella politike në vend.
CNN nënvizon se situata është përshkallëzuar pas javësh të nxehta në Parlamentin shqiptar, ku pamjet e deputetëve të opozitës që ndezin flakadanë dhe përplasen me forcat e sigurisë bënë xhiron e mediave ndërkombëtare, duke nxjerrë në pah përplasjen e ashpër mes mazhorancës dhe opozitës.
Sipas rrjetit amerikan, protestuesit që hodhën molotovë pranë Kryeministrisë kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Edi Ramës, ndërsa paralelisht SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit të Ballukut, për ta arrestuar në kuadër të një hetimi për ndërhyrje të dyshuar në kontrata publike.
Raportimi i CNN është një tjetër tregues se zhvillimet politike në Shqipëri po ndiqen nga afër edhe nga mediat perëndimore, në një kohë kur vendi ndodhet nën lupën e faktorit ndërkombëtar për çështje që lidhen me sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje