TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Dhjetor 2025, 20:57

Boçi: Rama është koka e të gjithë skandaleve!

Shkruar nga Pamfleti
Boçi: Rama është koka e të gjithë skandaleve!
Luçiano Boçi

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është shprehur se kryeministri Edi Rama “është pika lidhëze mes gjithë skandaleve”.

Boçi shprehet se në të gjitha dosjet kryeministri del zbuluar dhe është ai që ka dhënë urdhrat.

“Tek inceneratorët ishte ai që urdhëroi 16 firma brenda ditës.”-tha ai.

“Është në krye të skandaleve, sepse pika e lidhjes e këtyre skandaleve në të gjitha rastet, të atyre që kanë ndodhur dhe atyre që janë shfaqur, është vetë kryeministri. Tek inceneratorët ishte ai që urdhëroi 16 firma brenda ditës. Në dosjen prej 18 000 faqesh, të jeni të bindur sipas asaj që unë parashikoj dhe sipas asaj që vetë ka thënë zonja Balluku, del më shumë Rama sesa del vetë Belinda. Ndërkohë, tek AKSHI patjetër që është Rama, sepse si e mori fuqinë një person pa kostum zyrtar në zyrën e të cilit të shkojnë dhe të falen si në një faltore ministra, të falen drejtorë policie, të jetë ai personi që përcakton se kush do jetë ministri i Brendshëm dhe këtë fuqi nuk e mori nga një fuqi hyjnore. Këtë fuqi ia ka dhënë kryeministri dhe këtë fuqi nuk ia ka dhënë në mënyrë bilaterale, personale, merre dhe ekzekutoje, por e ka shpërndarë si informacion tek të gjithë vartësit e tij sepse ishin ata që merrnin leje atje”, tha Boçi.

luçiano boçi rama pd skandale

Lini një Përgjigje