Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat, ka hedhur akuza ndaj Prokurorisë së Posaçme.
I pyetur nga gazetarët nëse do e dërgojë në SPAK librin me 1500 faqe 'fakte dhe prova për zgjedhjet e 11 majit', Berisha tha se mund të ndodhë.
Por kryedemoratike theksoi se janë ngritur mbi 100 padi dhe SPAK nuk ka lëvizur asnjërën.
Ai akuzoi Prokurorinë e Posaçme se është pjesë e agjendës së Ramës.
“E kemi diskutuar dhe mund ta çojmë. Dua t’ju them ju se problemi më themelor i Partisë Demokratike dhe Berishës me SPAK kur e kam quajtur SKAP për amnistinë elektorale. Nëse SKAP nuk do të bënte amnisti elektorale këto nuk do të ndodhnin kurrë. Por SPAK është pjesë e axhendës elektorale të PS. Jo të gjithë. Dumani deklaroi para një muaji se nuk kanë sjellë fakte. Mbi 100 padi janë ngritur në SKAP për këto dhe nuk kanë lëvizur asnjë. Mund t’ua dërgojmë por amnistia e krimit elektoral është amnisti për bandat", tha Berisha.
Lini një Përgjigje