TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Dhjetor 2025, 13:42

Kishin ardhur si turistë, policia e Prodës i arreston si protestues; Berisha publikon detajet

Shkruar nga Pamfleti

Kishin ardhur si turistë, policia e Prodës i arreston si protestues;

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se dy nga personat e arrestuar për protestën e djeshme ishin turistë dhe sipas tij, nuk kishin lidhje me protestën.

Berisha u shpreh se “njëri prej tyre më tha se jam djali i një luftëtari të UÇK-së”. Ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre dhe gjithashtu i bën thirrje policisë të mos prekë asnjë protestues.

“Janë ndaluar 10 nga të cilat 4 janë arrestuar, Këta dy prej tyre janë kosovarë, turistë të ardhur dhe janë arrestuar nga policia sapo kanë marrë vesh se janë kosovarë për të mundur me akuzuar edhe qytetarët e Kosovës për pjesëmarrje në protesta. E vërteta është që këta të dy kanë ardhur si turistë. Kanë qenë këtu pas protestës, në mos gabohem. Kanë bërë foto. Njëri më tha se jam djali i një luftëtari të UÇK. Bëra foto me të. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tyre dhe paralajmëroj policinë që të mos prekë me dorë protestuesit se ata po luftojnë kundër hajdutëve të kombit, e kriminelëve në detyrë”, tha Berisha.

 

Lini një Përgjigje