TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Dhjetor 2025, 13:51

“Libri i zi i zgjedhjeve”, PD: Janë 1500 faqe prova e fakte, mbi 2500 raste abuzimi

Shkruar nga Pamfleti

“Libri i zi i zgjedhjeve”, PD: Janë 1500 faqe prova e fakte,

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi prezantoi detaje nga libri i zi i zgjedhjeve, ku sipas opozitës, përfshihen shkeljet dhe abuzimet e Qeverisë, gjatë zgjedhjeve të 11 majit. Në një dokument me mbi 1500 faqe, opozita pretendon se fakton atë që e konsideron si farsa zgjedhore.

“Farsa e madhe e zgjedhjeve në Shqipëri”, sipas Vokshit, përfshin mbi 2500 raste të abuzimeve, që tregojnë ‘vjedhjen e zgjedhjeve’.

Ajo theksoi se në libër tregohen dhe rastet e vjedhjes dhe abuzimet e Belinda Ballukut si drejtuese politike e qarkut të Fierit për PS-së për zgjedhjet e 11 majit.

“Task Forca e ngritur në selinë e PD për monitorimin e krimeve zgjedhore kishte 20 anëtarë secili me detyra të mirë përcaktuara.

Ka foto, dëshmi, fakte, jemi treguar të kujdesshme që gjithçka në libër të jetë e vërtetueshme dhe e provueshme. Kishte një volum të lartë.

Vetëm rastet e verifikuara janë përfshirë në rapiort. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e asaj që a ndodhur gjatë fushatës, ditën e zgjedhjeve dhe pas saj. Janë gjithsej 2543 raste”, tha Vokshi.

Lini një Përgjigje