TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Dhjetor 2025, 16:39

“Rama i paprekur nga ndërkombëtarët”, analisti: Çfarë duhet të bëjë opozita për të bindur Brukselin!

Shkruar nga Pamfleti
“Rama i paprekur nga ndërkombëtarët”, analisti:
Genc Burimi

Burimi tha se ndërkombëtarët mbështesin hetimet e SPAK-ut, por nuk shkojnë deri te Rama dhe zgjedhjet e parakohshme.

Analisti Genc Burimi është shprehur se duhen më shumë aksione simbolike për të bindur ndërkombëtarët për zgjedhje të parakohshme.

Burimi tha se ndërkombëtarët mbështesin hetimet e SPAK-ut, por nuk shkojnë deri te Rama dhe zgjedhjet e parakohshme.

Burimi propozoi një aksion të ngjashëm me atë të studentëve serbë, ku demokratët të shkojnë me biçikleta drejt Brukselit.

“Ajo protestë s’ka prodhuar ende asgjë. Jemi shumë larg asaj që pret PD, që janë zgjedhjet e parakohshme, ky është qëllimi final. Ajo protestë shërbeu thjesht për të treguar një simbiozë mes PD-së dhe një numri të madh shqiptarësh që s’pajtohen sot me këtë keqqeverisje të zhytur në korrupsion, por për momentin nuk shihet pas kësaj proteste se cili është hapi mbrapa. Nuk besoj se ajo që kërkon PD-ja, zgjedhjet e parakohshme, vjen nga kërkesa e saj. Kjo do të vijë kur të ketë një ndryshim paradigme te faktori ndërkombëtar.

Leximi im është se faktori ndërkombëtar sot inkurajon këtë drejtësi të luftojë kurrupsionit, t’i shkojë deri në fund dosjes Balluku, por këtu ndalon ajo valë mbështetje e ndërkombëtarëve ndaj drejtësisë dhe popullit shqiptar. Ndërkombëtarët s’duan të shkojnë as te Edi Rama dhe aq më pak në zgjedhje të parakohshme, sepse vet situata gjeopolitike s’e mbështet. Nëse PD duhet të bëjë diçka, është të influencohet sa më shumë faktori ndërkombëtar drejt një pikëpyetje, se përse sot janë kapur gjithë këta bashkëpunëtorë të afërt me kryeministrin dhe vet ai, kryeministri, mbetet i paprekur. Kjo është nyja gordiane ku ndërkombëtarët s’janë komodë.

Për t’ia arritur kësaj kjo opozitë duhet të marrë masa më simbolike, dhe më tërheqëse për mediat. PD të marrë biçikletat dhe të shkojë nga Tirana në Romë, dhe të arrijë në Bruksel. Këtë bënë studentët serbë që shkuan nga Novi Sadi në Bruksel”.- tha Burimi në Mcn Tv.

genc burimi pd edi rama aksion protesta

Lini një Përgjigje