TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Dhjetor 2025, 14:57

Dosja Balluku, deputetët e PD letër Peleshit: Mblidh Këshillin për kërkesën e SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Dosja Balluku, deputetët e PD letër Peleshit: Mblidh Këshillin
Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit

Deputetët e PD, anëtarë të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit i kanë dërguar një letër zyrtare kryetarit të këtij Këshilli Niko Peleshi ku kërkojnë  të mblidhet mbledhja e këshillit për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Sipas tyre, mbledhja duhet të zhvillohet ditën e premte, më 26 dhjetor, në orën 11:00.

Kjo është kërkesa e dytë që i drejtohet kryetarit të Kuvendit nga deputetët e PD-së ku referuar të drejtës ligjore, Këshilli mblidhet me kërkesën e 1/2 të anëtarëve.

Në kërkesë thuhet se 1 javë është periudhë kohore e mjaftueshme për të gjithë anëtarët për tu njohur me provat e vëna në dispozicio nga SPAK, ku flasim për një dosje me 10 mijë faqe.

Dje 5 deputetët demokratë shkruan në Mbledhje referuar kërkesës së parë të depozituar ku kishin kërkuar që të vijonin me shqyrtimin e kërkesës së SPAK.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama bëri të qartë disa ditë më parë se Këshilli nuk do të mblidhet deri sa Gjykata Kushtetuese të shprehet përfundimisht më datë 22 janar për pezullimin e Ballukut nga detyrat qeveritare.

Mbledhja e Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve u zhvillua më 19 dhjetor, me pjesëmarrjen e 10 deputetëve, ( 5 nga PD dhe 5 nga PS) dhe nën prezencën e 3 prokurorëve të posaçëm, drejtuesit të ri të SPAK Klodian Braho dhe dy prokurorëve të çështjes Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Diskutimet u rrotulluan rreth USB-së me mbi 10 mijë faqe prova kundër Ballukut e dorëzuar nga SPAK ku argumentohet kërkesa e depozituar. Kjo USB iu shpërnda të gjithë anëtarëve, ndërsa palët nuk ranë dakord për caktimin e një date fikse për mbledhjen e ardhshme pas njohjes me provat konkrete. Anëtarët e PD kërkuan që mbledhja të mbahej brenda 5 ditëve të javës së ardhshme, ndërsa pas 20 minutave pushim, drejtuesi i Këshillit të Mandateve, Niko Peleshi nuk dha një datë për thirrjen e seancës së radhës.

dosja balluku kërkesën e spak

Lini një Përgjigje