TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Dhjetor 2025, 17:16

"PD doli nga përgjumja politike", Alimehmeti: Qeveria nuk bie me një protestë

Shkruar nga Pamfleti

"PD doli nga përgjumja politike", Alimehmeti: Qeveria nuk bie me

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti, ka komentuar protestën kombëtare të PD të zhvilluar pak ditë më parë.

Ai tha se qeveria s’mund të bjerë më një protestë dhe se kjo gjë nuk ka ndodhur në 35 vite. Alimehmeti ka deklaruar ndryshimi politik është një proces i gjatë dhe nuk realizohet brenda një dite.

Ai u shpreh se mesazhet e dhëna në protestën e fundit ishin të qarta, por theksoi se nevojitet kohë dhe vazhdimësi për të arritur rezultate konkrete.

“Nëse dikush pret që qeveria të bjerë më një protestë kjo është diçka që nuk ka ndodhur në 35 vite. Ky është një proces nuk do të bëhet çdo gjë në një ditë, do të kalojnë edhe ditë të tjera. Mesazhet ishin të qarta në atë protestë. Po të shohësh ka protesta masive në Serbi dhe qeveria është akoma aty nuk e realizojnë dot vetëm protestat, por duhet që të kombinohet edhe me objektivat e partnerëve strategjikë. Në Bullgari u rrëzua qeveria”, tha ai për “Report Tv”.

Alimehmeti shtoi se partia ndodhej në një gjendje përgjumjeje dhe kishte nevojë për një zgjim politik. Demokrati theksoi se opozita mund të ketë mendime të ndryshme, por objektivi është i njëjtë.

“Unë kam qenë që në 2023 ku jam shprehur hapur që ne na duhet një pajtim kombëtar në opozitë, faktorët që duan të kontribuojnë kundër PS, pra për të rrëzuar Ramën. Mund të kemi mendime të ndryshme por objektivin e kemi të njëjtë. Mendoj se mund të kishte një mbledhje kryesie për ta bërë këtë s’kishte pse të ishte diskutim në publik. Po ne kishim një situatë përgjumje në PD dhe kishte nevojë për një zgjim. Në radhë të parë u bë zbritja në bazë, duhej që të bëhej analiza zgjedhore dhe kjo u arrit sepse tashmë janë ngritur grupet e punës. Ishte e nevojshme që të mblidhej Këshilli Kombëtare dhe u bë, ishte e nevojshme që të bëhej një protestë e kombëtare dhe u bë, pra zgjimi u arrit. Tani ka nevojë që të shkojë drejt alternativës qeverisëse”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje