TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Dhjetor 2025, 20:22

"Protestat do të vijojnë deri në rrëzimin e Ramës", Balliu: Greva mbetet si opsion

Shkruar nga Pamfleti
"Protestat do të vijojnë deri në rrëzimin e
Deputeti i PD, Klevis Balliu

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, i ftuar në emisionin “Të Pashoq” të “Pamfleti” në YouTube, ka folur lidhur me situatën brenda kampit blu.

Ai ka komentuar aksionin në vazhdim përballë qeverisë dhe gjithçka po flitet për këtë të fundit. Balliu deklaron se PD është e vendosur të largojë kryeministrin Rama me çdo formë dhe mënyrë.

Balliu tha gjithashtu se edhe greva mbetet si një opsion nga deputetët e opozitës.

-Çfarë, ku konsiston kjo? Çfarë plani diskutohet mes jush, se ndoshta nuk keni konkluduar ende?

Balliu: Ka disa konkludime, çdo gjë do bëhet publike në momentin e duhur, po ajo çfarë mund t'ju them unë ju, është që absolutisht, qoftë për shqiptarë apo për këdo në botë, mund t'ju them këtë: ne nuk do ta pranojmë më këtë qeveri. Ne nuk e njohim më si qeveri. I shikojmë si uzurpues të institucioneve të shtetit shqiptar dhe do t'i largojmë ata me çdo mjet, formë dhe mënyrë.

-Po grevën e keni opsion ju?

Balliu: Po, është patjetër opsion. Të gjitha janë opsion. Nuk ka asgjë që s'është më opsion. Prandaj unë po them që Edi Rama kërkon ta çojë vendin drejt destabilizimit. Dhe Edi Rama është faktori themelor i destabilizimit të vendit dhe i agravimit të situatës që është çdo ditë e më shumë.

-Ka nga ata që ju kritikojnë, për shembull, sepse nuk e kuptojnë, gati-gati e kthejnë në meme pjesën që revolucionin e nisur, Partia Demokratike e pauzon për festa dhe pas gjelit të detit rikthehet sërish në shesh.

Balliu: Ata janë ata të cilët paguhen. I pamë ato analizat e paguara.

-Jo, dhe kështu ka ndodhur. Çdo herë që janë ndërmarrë aksione, keni bërë pushim dhe pas festave jeni rikthyer.

Balliu: S'është e vërtetë.

Lini një Përgjigje