TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Dhjetor 2025, 20:17

Balliu: Edi Rama nuk e mbyll mandatin e katërt, do ketë fatin e Kryebashkiakut

Shkruar nga Pamfleti
Balliu: Edi Rama nuk e mbyll mandatin e katërt, do ketë fatin e
Klevis Balliu, deputet i PD

Në emisionin “Të Pashoq”, deputeti demokrat Klevis Balliu u shpreh i bindur se Edi Rama nuk do të mund të mbyllë mandatin e katërt qeverisës. Madje Balliu tha se Rama do të ketë të njëjtin fat si Erion Veliaj në mandatin e 3-të si Kryebashkiak i Tiranës.

Lidhur me protestat e opozitës dhe sa rezultat mund të kenë ato për rrëzimin e Edi Ramës, Balliu tha se koha tregoi se protestat dhanë rezultate, duke sjellë në vëmendje ato të zhvilluara para Bashkisë së Tiranës.

“Është faktuar tanimë që nuk ka asnjë pikë dyshimi që kemi përballë një qeveri trafikantësh dhe kriminelësh”, tha Balliu.

Mendoni vërtet se me protesta si ajo e së hënës do të arrini diçka? Sepse ishte thjesht një marshim, u hodhën dy molotov, ikët në shtëpi, do të përsëritet situata dhe të tillë panoramë kemi parë edhe shumë vite më parë...

Klevis Balliu: Mandati i katërt i Ramës është si mandati i tretë i Veliajt dhe do ta mbylli po njësoj. Këtë diskutimin e protestave që bëhen, s'bëhen, kryejnë punë apo jo, e kam dëgjuar edhe për protestat e bashkisë. Dhe u vërtetua krejt e kundërta. Aktet tona nuk janë vetëm protestat, por edhe kallëzimet penale që ne kemi bërë, janë arsyeja pse sot Belinda Balluku apo Agasi, AKSHI dhe të gjitha këto të tjerat janë për shkak të kallëzimeve që bën Partia Demokratike.

S'ka bërë ndonjë njeri tjetër kallëzime. Kallëzimet i ka bërë Partia Demokratike. Dhe pavarësisht që mediat më të mëdha në vend kanë pasur problem t'i pasqyrojnë këto kallëzime dhe këto realitete se donin të merrenin me opozitën.

Është faktuar tanimë që nuk ka asnjë pikë dyshimi që kemi përballë një qeveri trafikantësh dhe kriminelësh.

Në këtë aspekt, nuk është më një njohuri vetëm për shqiptarët, por tanimë është një njohuri edhe për komunitetin ndërkombëtar. Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Shqipërisë pluraliste që një Qeveri mos të përshëndetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas zgjedhjeve. Është hera e parë që ndodh dhe ka arsye pse ndodh.

Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Shqipërisë pluraliste që të kemi sot në drejtim të institucioneve për sigurinë kombëtare, siç është rasti i AKSHI-t apo Drejtoria e Krimit Kibernetik, të menaxhohen, të drejtohen nga një individ që s'ka absolutisht asnjë funksion publik. Pra nga ajo që mund të quhet deep state.

Ky individ është Ergys Agasi, i njohur edhe si koordinatori i krimit të organizuar, për të cilin unë kam pyetur Shefen e Shërbimit Informativ në Komisionin e Punëve të Brendshme, nëse ka njohuri për të dhe çfarë pune bën ai.

balliu rama protesta

Lini një Përgjigje