TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Dhjetor 2025, 20:29

Qori: Duhet të ikë Rama, jo bashkëpunim me Berishën e Lapajn

Shkruar nga Pamfleti
Qori: Duhet të ikë Rama, jo bashkëpunim me Berishën e Lapajn
Arlind Qori

Arlind Qori nga “Lëvizja Bashkë” përjashton çdo mundësi që forca politike që drejton të bashkëpunëtojë me PD-në e Sali Berishës apo “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt, qoftë edhe për protestat.

Duke komentuar situatën politike në vend dhe skandalet që kanë përfshirë mazhorancën, Qori tha se Kryeministri Edi Rama duhet të largohet, ndërsa e konsideroi si të kalbur sistemin që ka sot Shqipëria.

"Për shkak të përgjegjësive së forta të Ramës, ne mendojmë se Kuvendi duhet të shkarkonte edhe kryeministrin Rama. Sot Rama është i pushtetshëm sepse shoqëria nuk është ngritur mjaftueshëm në këmbë.

Ne do të vazhdojmë të protestojmë në mënyrë periodike. Vend protesta jonë ka qenë Kuvendi i Shqipërisë, sepse mbart sovranitetin e popullit çdo 4 vjet. Prandaj ne jemi mbledhur aty, sepse duam t'u kërkojmë llogari deputetëve që të jenë të përgjegjshëm", tha Qori në Report TV.

Duke komentuar protestën e Partisë Demokratike të 22 dhjetorit dhe tubimet e planifikuara prej saj, Qori nënvizoi se 'thirrësi i protestës duhet të ketë reputacionin moral për të qenë të besueshëm.'

qori protesta rama

Lini një Përgjigje