
Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, i ftuar në emisionin “Të Pashoq” të “Pamfleti” në YouTube, ka folur lidhur me situatën brenda kampit blu.
I pyetur nëse ka konflikt brenda partisë, Balliu shprehet se brenda PD ka diskutime dhe debate, por këto nuk cënojnë sigurinë kombëtare. Deputeti demokrat shton se çdo parti politike ka problemet e veta.
-Është dhe pak surreale që të thuash çdo gjë shkon vaj, nuk ka asnjë problem në Partinë Demokratike. Domethënë dhe kjo është pak... Çfarë problemi mendoni ju që ka? Dhe si ka mundësi që doni të diskutoni punën e problemit se çfarë ka PD një seksion apo një grup seksion?
Balliu: Një parti ka, çdo parti ka problemet e veta.
-Pse nuk kemi parë ne sa përplasje bëtë kur mblodhët forumet ju? Përplasjet e brendshme.
-Kur?
-Flamur Noka, Ervin Salianji, sa situata janë...
-Kur që ka debate në kryesi të PD-së?
-Sa situata janë krijuar nga...
-Çfarë që ka debate në kryesi të PD-së? Unë tani isha me zotin Noka po bënim debat. Ç'do të thotë kjo? Pse debate bëjmë ne me njëri-tjetrin? Ne parti debati jemi. Unë po flas që është cënuar siguria kombëtare dhe i është dhënë Ergys Agasit. Unë po ju denoncoj juve me emra, banda.
-Po mirë dhe paralelisht unë po ju them që qytetarët thonë se në këtë vend jetojmë ne. Ne dëgjojmë të gjitha, ne nuk dëgjojmë vetëm analizimet e varura...
-Çfarë thonë qytetarët? Qytetarët thonë që me këta është vështirë të fitosh se këta kanë krimin dhe vete dhe kanë para.
-Po jo, qytetarët thonë për shembull, e kanë thënë dhe publikisht për shembull me Flamur Nokën nuk qeverisim dot.
-Të gjithë qytetarët e ke dëgjuar ti? Të gjithë qytetarët e ke dëgjuar?
-Po ka pakënaqësi pra. Në radhët tuaja, po ka pakënaqësi dhe ti e di shumë mirë.
-Ndaj Klevis Balliut dhe ndaj Flamur Nokës ka pakënaqësi Ilir Proda. Ka Ergys Agasi.
-Demokratët nuk kanë?
-Jo, s'kanë, s'kanë, kemi debate me njëri-tjetrin ne. Po. Në strukturë, në strukturë të partisë ka njerëz që thonë, nuk u pëlqen Klevisi, se ne jemi 24,000 anëtarë.
-Po mirë nuk është çështje nuk më pëlqen mua... dhe ti e kupton shumë mirë për çfarë po flasim.
-Nuk i pëlqen Flamuri, dikujt i pëlqen, dikujt s'i pëlqen. Edhe një herë po them, në qoftë se doni të flisni për këto çështje ne flasim, por fakti mbetet kjo, që në strukturë të Partisë Demokratike, ne jo të gjithë i duam të gjithë. Edhe unë njërin e votoj e njërin s'e votoj. Edhe unë kam disa që pëlqej më shumë, kam disa që pëlqej më pak.
-Po kush flet një, një kritikë më shumë përjashtohet.
-Jo s'përjashtojmë njeri se e kemi statut. Kush do të iki, udha mbarë. Kurse për sa i përket këtyre që po flas unë dhe mendoj për interesin e opinionit publik, njerëzit nuk kanë hall shumë se si menaxhojmë ne muhabetet e partive, se çdo parti është në të drejtë të vet t'i menaxhojë si të dojë. Unë nuk di të jetë bërë ndonjëherë ndonjë emision se si menaxhohet Partia Socialiste. Se aty duhet të fillojë që si ka mundësi që kësaj partie i dalin të gjithë të inkriminuar.
Lini një Përgjigje