TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2023, 19:37

“Le t’i lemë Kipes dhe Edit kafshët e zorrët”, Berisha akuza Rakip Sulit: Edhe ty ta kanë hapur dosjen, as në Greqi nuk pranohesh më

Shkruar nga Pamfleti

“Le t’i lemë Kipes dhe Edit kafshët e zorrët”,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Kamzës, Rakip Suli duke i thënë se ai nuk pranohet më as në Greqi, pasi sipas tij i kanë hapur dosje edhe atje.

Gjatë një takimi me banorët e Kazmës, Berisha deklaroi se nuk do të ketë më amnisti për qeveritarët hajdutë duke shtuar se pas 14 majit Edi Rama do i ketë ditët e numëruara.

“Rakip as në Greqi nuk pranohesh më se të kanë hapur dosje atje me sa mora vesh. Po të garantoj se ato para kudo t’i kesh dërguar do i gjejmë dhe do dënohesh. Nuk ka më amnisti për qeveritarët hajdutë. Do i ndjekë vjedhja deri në ditën e fundit të jetës së tyre. Ju jap fjalën ju dhe kjo do të bëhet.

Le t’i lëmë Kipes dhe Edit ato që duan vetë ata, kafshët, zorrë dhe të tjera me radhë. Ne do vendosim standardet më të mira të qeverisjes në Kamëz, të qeverisjes vendore në Shqipëri. Ju jap fjalën se Edi Rama pas datës 14 do i ketë ditët e numëruar dhe do ikë jo atëherë kur do ai por atëherë kur duam ne. Rrofshim ne, rroftë Kamza, rroftë Shqipëria”, u shpreh Berisha.

berisha rakip suli dosje greqi

Lini një Përgjigje