TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2023, 17:43

KLSH çdo vit zbulon miliona euro abuzime, Rama gjen “zgjidhjen” për batërdinë me tenderët: Do përdorim inteligjencën artificiale

Shkruar nga Pamfleti

KLSH çdo vit zbulon miliona euro abuzime, Rama gjen

Tenderët në vend vijojnë të jenë çerdhe korrupsioni. KLSH zbulon çdo vit miliona euro abuzime, ndërkohë që dhe ndërkombëtarët kanë kërkuar rregulla më të forta dhe transparencë. Në çdo raport të DASH dhe progres-raport të BE, abuzimet me tenderët janë kryefjala.

Sot foli mbi këtë problem, kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij në forumin ekonomik ai ka bërë goditjen e radhës duke deklaruar se do përdoret inteligjenca artificiale për të përcaktuar fituesit e tenderëve.

Shumë shpejt do të materializohet, duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale dhe nisur nga një eksperiencë BE në rindërtimin e shkollave pas tërmetit. Dhe procesi i prokurimit i përzgjedhur nga misioni që i ka prokuruar vetë të gjitha fondet është një proces që na ka mësuar shumë dhe nga i cili kemi kuptuar që ne mund të ndërtojmë një rrugë ku nga njëra anë të kemi një aleancë me institucionet dhe nga ana tjetër të kremi programin e inteligjencëns artificale për prokurimit, që do zbrazet nga letra, do mbarojë historia, ke vulën s’ke vulën, ik thaje, na duhet më e njomë, mungon një letër, sepse çdo e dhënë që kërkohet nga kompanitë dhe vlerësim për kompanitë dhe kur prokurimet të zhvillohen, kompanitë që janë të njohur publikisht dhe që të dhënat e tyre ndodhen në bazën e çmimit, do të duhet vetëm të çojnë çmimin dhe kjo është e mundur vetëm fale teknologjisë dhe do bëjmë spostimin e trupës, sistemi në një dore një agjenci kombëtare e prokurimeve me disa përjashtime të vogla të natyrës teknike dhe do kontraktojmë partnerë ndërkombëtarë dhe që nga ky moment asnjë ministri dhe asnjë KVO shqiptare, Komision i Vlerësimit të Ofertave, makth i im, që arrestohen për tendera, nuk do kenë më këtë punë se bëjnë mijëra prokurime dhe kemi një numër KVO që është marramendësh. Do jetë një lehtësim i jashtëzakonshëm, njerëzit e KVO do lehtësohen, qeveria dhe Shqipëria do lehtësohen dhe raportet përkatëse do lehtësohen dhe ne do ngjitemi më lartë në vlerësimin në luftën kundër korrupsionit”, tha Rama.

 

rama klsh tendere

Lini një Përgjigje