
Pas goditjeve që morën nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor, dyshja Meta-Berisha do të mbeten pa numërues në gjysmën e KZAZ-ve në zgjedhjet e 14 majit. Në KQZ u diskutua sot për caktimin e anëtarit të tretë dhe të katërt të qendrave të numërimit dhe Ilirian Celibashi vendosi që të jetë shorti ai që do të përcaktojë gjithçka.
Sipas Kodit Zgjedhor, nga një numërues u takon partive më të mëdha në opozitë dhe në mazhorancë, që janë PS dhe PD. Ndërkohë anëtarët e tretë dhe të katërt u takojnë partive të dyta në mazhorancë e opozitë. Duke qenë se në mazhoracë nuk ka parti tjetër edhe anëtarin e dytë të grupeve të numërimit e merr PS.
Ndërkohë sa i takon opozitës, KQZ konstatoi se janë PDIU dhe PL dy parti që figurojnë në opozitë dhe numëruesit do të ndahen mes tyre. Nesër do të hidhet shorti dhe numëruesit e KZAZ me numër tek do propozohen nga njëra parti dhe për KZAZ me numër çift nga partia tjetër.
“Në gjykimin tim ligji e ka të përcaktuar qartë se kush është shumicë dhe kush është pakicë. Edhe pse them që duke qenë se ndryshimet në Kod janë bërë në mesin e vitit 202 ka qenë e ditur se kush kanë qenë partitë e shumicës dhe pakicës në 2017. Do ishte më mirë që ligjvënësi të kishte listuar praktikën. Dihet se si janë zhvilluar zgjedhjet e 2017 dhe dihet se si ka qenë shumica dhe pakica kur Kuvendi është konstituuar. Dispozita është kështu si është kjo dhe në gjykimin tim qëndron argumenti i përfaqësuesit të PDIU dhe ka të drejtë që ata së bashku me PL të përfshihen në shortin për numërues”, deklaroi Ilirian Cleibashi.
Meta e Berisha javën që lamë pas morën dy goditje të njëpasnjëshme. Ata kërkoni që të hiqeshin logot nga fleta e votimit nga frika se votuesit do votojnë për logon e PD. Po ashtu kërkuan që në fletën e votimit të ishte emri i Berishës, por Kolegji Zgjedhor vendosi emrin e Metës. Prania e këtij të fundit dihet që dekuajon demokratët. Si duket tani dyshja opozitare do ketë dhe numër të reduktuar numëruesish, pasi në gjysmën e qendrave të numërimit fletët e votimit do numërohen nga njerëzit e Idrizit, Ramës dhe Alibeajt. /Pamfleti
Lini një Përgjigje