
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kritikuar policinë dhe prokurorinë, lidhur me paaftësinë e tyre për të ruajtur sekretin hetimor, gjë që si pas tij duhet të shihet seriozisht.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, duke folur për vrasjen e Shëngjinit, ku u ekzekutua Ardian Nikulaj, ai u shpreh se fakti që gjithçka shfaqet së pari në media është e papranueshme dhe ndikon jo vetëm në gjendjen shpirtërore të familjarëve të viktimës por dhe në hetim.
“Unë mendoj se kjo është një ngjarje tepër e rëndë, kriminale, e cila duhet hetuar. Shpresoj që nga informacioni që është bërë edhe publike këtu kam një kërkesë për të gjithë ata që janë pjesë e hetimit, policia dhe prokuroria. Kjo historia që çdo element i hetimit del më parë në media, publikohen ato pamjet e rënda të cilat jo vetëm rëndojnë gënjen shpirtërore dhe psikologjike të familjes por të çdo familje shqiptare. Unë nuk e kuptoj se si kjo polici dhe kjo prokurori , nuk ka në asnjë lloj sekreti hetimor. Kjo është diçka që duhet të merret seriozisht. Ajo që dua të them është ju lutem mos përgojoni të vdekurit, shpirti i kujtdo që ndahet nga jeta u preftë në paqe!”, tha Taulan Balla.
Lini një Përgjigje