TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2023, 12:31

Rama thumbon kandidatin e Berishës në Durrës: Djalë i mirë, por nuk kam motër për të martuar!

Shkruar nga Pamfleti
Rama thumbon kandidatin e Berishës në Durrës: Djalë i
Kryeministri Edi Rama

Nga Porto Romano në Durrës ishte për fushatë elektorle, kryeministri Edi Rama bëri thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 majit, pasi siç tha vota është e rëndësishme për ata që do bëjnë punën.

Rama thumboi kandidatin e Berishës, Igli Cara, i cili siç tha mund të jetë djalë i mirë, por kjo nuk thotë asgjë për njerëzit, që duan punë konkrete.

“Po të mos ja vlente vota, atëherë s’do kishte ndryshim, ndryshimi vjen nga vota që përcakton se kë marrim në punë për interesat e përbashkëta. Dhe nuk besoj se është e njëjta gjë se merr në punë Anin apo atë tjetrin, që mund të jetë djalë i mirë, po e para një herë jam i martuar, e dyta nuk kam motër për të martuar, e treta nuk jam këtu të bëj krushqi me djalin e mirë, se është për veten e vet. Çështja nuk është sa djalë i mirë apo i keq je, çështja është a ma bën punën apo jo”, tha Rama.

Ndërsa sa i përket koalicionit “Bashkë Fitojmë”, kryeministri tha se dyshja Berisha-Meta janë “zorra qorre”.

“Nuk është mirë që i vë në dispozicion fytyrën, emrin, traditën e familjes zorrës qorre. Që për ata që nuk e dinë, është një zorrë qorre në trupun e Shqipërisë. Nuk e kuptoj se si të jesh akoma me non gratën. Aty s’ke as bacën, ke Like floririn. Dhe për çfarë do ta votosh? Që Bashkia e Durrësit që është aty për punë, në një bashki që kthehet në një kështjellë për të marrë peng punët dhe për të filluar nga politika dhe me luftën në Tiranë. Për çfarë ju duhet kjo? Kjo nuk i duhet askujt.", tha kryeministri.

igli cara durrës rama

Lini një Përgjigje