TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2023, 11:41

Akuzohet se nuk ka diplomë, Belind Këlliçi sqaron dyshimet: Kam dhënë disa provime në SHBA për t’u futur në universitet!

Shkruar nga Pamfleti
Akuzohet se nuk ka diplomë, Belind Këlliçi sqaron dyshimet: Kam
Belind Këlliçi

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka sqaruar çështjen e diplomimit të tij, teksa tha se është e gjitha shpifje. Në media më herët është raportuar se Këlliçi nuk e zotëron diplomën e shkollës të mesme.

Shpifje nga mediat çështja e shkollimit tim. Kam fituar bursë dhe jam diplomuar me mesataren më të lartë. E gjitha kjo është një tymnajë për të hequr vëmendjen nga fushata dhe premtimet. Nuk arrij ta kuptoj se çfarë ka këtu kaq të pakuptueshme. Nuk ka patur moj diplomë, s’ka patur. Ka patur vetëm dëftesë pjekurie. Unë kam shkuar në SHBA kam dhënë gjithë provimet dhe kam nisur shkollën. Ndërkohë edhe në Amerikë universiteti bëhet ne bazë kreditesh dhe e testeve që jepen. Kaq e thjesht është e gjithë historia. Keni minimumin e detyrimit që kur publikoni një shkresë ta publikoni të plotë."- tha Belind Këlliçi në studion e “Kafe Shqeto”.

Më tej Këlliçi vijoi: “Ka pafund njerëz që kanë qenë me mua, edhe më njohin, edhe e dinë se çfarë lloj nxënësi kam qenë. Gjithsesi, në lajmin e bërë një ditë më parë nuk e kuptoj pse duhet të censurohej kjo letër, pse duhej një lajm çerek i vërtetë, pse duhej nxjerrë  vetëm tre rreshtat e para. Ja ta lexoj ‘Zoti Këlliçi ka kryer katër vite studim të ciklit 5-vjeçar në shkollën tonë, me drejtimin biznes, Gjatë këtyre viteve ka një vlerësim me notën mesatare 9.7’. Janë mërzitur këta se janë mësuar, e kanë kryeparlamentaren me 5.6. I ka ngel kunj. Më pas nuk kishte më asnjë fjalë, ishte e gjithë shkresa blur. Ndërkohë shkresa vazhdon, ‘i klasifikuar në 5% të studentëve më të mirë’. Më pas qartësohet, ‘në vitin shkollor 2004-2005 e zgjodhi si president të këshillit studentor’. Në përfundim të klasës 12, siç e kërkon dhe ligji, 8 + 4. Maturë s’ka pasur, unë kam qenë në vitin 2005, ndërsa matura ka hyrë në vitin 2006. Këta më kërkojnë të jem në një sistem që ‘s’ka ekzistuar. Vijon shkresa ‘në përgjigje të kërkesës së tij për studime të mëtejshme në SHBA, pajiset me dokumentet e mëposhtme, raportin shkollor me rezultatet për katër vite, skelet-kurrikulën 2001-2005 dhe programet mësimore të detajuara, sepse duhet të dinë çfarë lëndësh ke bërë dhe vërtetimin tip që sqaron në lidhje me zhvillimin në gjuhën angleze të 70% të lëndëve mësimore. për dijeninë tuaj, vijon përgjigjja, kjo praktikë është ndjekur në shkollën tonë nga shumë nxënës të dalluar të periudhës 19997-2005, viti i fundit me dëftesë, të cilët pas shkollimit këtu kanë ndjekur studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuara, bazuar në kreditet".

 

 

 

belind këlliçi

Lini një Përgjigje