TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2023, 08:21

E operuan nga apendesiti, Rama i bën qokën stafit mjekësor të QSUT

Shkruar nga Pamfleti
E operuan nga apendesiti, Rama i bën qokën stafit mjekësor
Kryeministri Edi Rama me mjekët

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që në serinë e podcast-it të radhës ta zhvillojë me stafin mjekësor të QSUT që e operoi atë një javë më parë me apendesit.

Mjekët thonë se kanë operuar shumë figura publike, ministra e zv.ministra, por të gjithë në privat dhe kjo ishte hera e parë që operonin në sistemin publik një person me pozitë kaq të lartë.

Pjesë nga podcasti i Ramës:

Rama: Jam këtu së bashku me 5 burra që më hynë në trup. Për një person të vetëm, privilegj për pozicionin që unë kam apo është një praktikë që është e ngjashme edhe për njerëzit e zakonshëm?

Arben Beqiri: Sëmundjet janë të ndryshme, por pacientët janë njësoj.

Rama: Para se të largoheshit erdhët të shtrati dhe më dhatë dorën e më thatë ne kemi operuar shumë, ministra, zv.ministra, por fatkeqësisht deri më sot vetëm në spitale private.

Arben Beqiri: Fakti që ju zgjodhët sistemin publik shqiptar, ndër të tjera zgjodhët kirurgë që përfaqësonin një forcë tjetër politike, tregon se në fakt kjo është një formë e emancipimit ose rritjes së besimit.

Rama: Isha shtrirë kur prof. Gjata erdhi dhe tha kemi me vete edhe një ish-ministër shëndetësie.

Ekipi që operoi kryeministrin Rama ishte:

Prof. Arben Gjata, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë, Rektor i Universitetit të Mjekësisë, Mjek kirurg;

Prof. Arben Beqiri, Mjek Kirurg;

Dr. Dritan Rehovica, Mjek Kirurg;

Merr flakë automjeti në Korçë, ngjarja në orët e para të mëngjesit, ja detajet e para
Prof. Krenar Lilaj, Shef i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit;

Prof. Ass. Saimir Kuçi, Mjek Anestezist.

Kreu i qeverisë më 17 prill pas kryerjes së disa testeve imazherike në Qendren Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, u diagnostikua me appendisit akut. Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjences, Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e appendisdit në orët e para të mëngjesit. Operacioni zgjati rreth 1 orë me dhe u krye me laparoskopi.

Në një deklaratë për shtyp, shefi i Kirurgjisë, Arben Gjata tha se Rama mund të lejë ambientet e spitalit brenda 24 orëëve, ndërsa për rikuperim do t’i nevojiten 2-3 ditë.

rama podcast mjekët

Lini një Përgjigje