
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji duke komentuar situatën për zgjedhjet e 14 majit, u shpreh se pa kandidatët demokratë të dalë nga primaret, opozita nuk do të mund të fitonte në asnjë nga 61 bashkitë e vendit.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Salianji bëri thirrje që demokratët të kapërcejnë përçarjen dhe të bëhen bashkë në qëllimin e përbashkët që është largimi i Edi Ramës.
“Nëse nuk do të ishin demokratët e primareve, do të ishin sërish në situatën kur do të faleshin të 61 bashkitë. Ka qenë një projekt për t’i hapur rrugë Ramës për të kontrolluar gjithçka. Opozitarët duhet të votojnë kandidatët e opozitës, është detyrë e të gjithë deputetëve të PD që të kapërcejnë ndasitë dhe të bëjnë të mundur ndryshimin në një vend ku sot gjithçka e kontrollon Edi Rama. E vetmja rrugë për të ndryshuar diçka është që të votojnë kandidatët e opozitës”, tha Salianji.
Lini një Përgjigje