
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një takim me banorët e Ballagatit në Lushnje u shpreh emri i non gratës tashmë është një e shkuar politike, ku as në fletë votimi nuk gjendet më pasi është fshirë edhe nga lista. Balla theksoi se sapo Amerika e shpalli non grata Saliu nuk ka më emër në fletë votimi, ndaj u bëri thirrje qytetarëve që të mendohen mirë para se t’i japin votë Saliut pasi ai do ta përdori atë kundër Amerikës.
“Në ekipin përballë nesh është Saliu i cili ka fshirë emrin e tij dhe ka vendosur emrin e Ilir Metës. Tani le të më thotë demokrati më i paepur i Mallakastrës, kujt do ja japim votën më 14 maj, Ilir Metës, Nard Ndokës apo Vangjel Dules. Në fletën e votim koalicioni quhet “Bashkë Fitojmë” Ilir Meta, sepse le të përpiqet sa të dojë non grata, emri nuk i del më në fletë votimi. Sapo e shpalli Amerika non grata nuk ka më emër në fletë votimi dhe unë mendoj që kjo është diçka që njerëzit duhet ta mendojnë mirë, për çfarë duhet t’i japim ne një votë Sali Berishës sepse po i dhamë votë ai do ta përdorë atë kundër Amerikës. Prandaj unë mendoj që populli i kësaj zone duhet t’i bashkohet Eriseldës dhe Edi Ramës sepse e vërteta është që me votën që ju dhatë në 6 mars ne krijuam një model të ri në qeverisjen e bashkisë”.-deklaroi Balla.
Lini një Përgjigje